Site icon PORTALB

RMV, sot priten vaksinat ‘Pfizer’ dhe rekomandim i ri për orë policore

Shkupi. virusi korona, maska, ora policore, MPB

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Sot pasdite pritet që në vend të arrijnë 10 mijë vaksina Pfizer, ndërsa po aq, sipas njoftimeve, duhet të mbërrijnë më 26 prill. Vaksinat sot me aeroplan do të mbërrijnë në Sofje sot, pas çka me transport special do të dërgohen në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Në fund të prillit, priten 200.000 vaksina kineze, ndërsa vaksinimi do të vazhdojë nën të njëjtin sistem si deri tani.

Deri tani në vend janë vaksinuar rreth 35 mijë qytetarë, nga të cilët rreth 13 mijë kanë marrë vaksinën “Astra Zeneka”, prej të cilës ka edhe 10 mijë të tjera në dispozicion. Rreth më pak se tre mijë ka na vaksina ruse “sputnik v” dhe një mijë vaksina kineze.

Nga ana tjetër, sot pritet edhe rekomandim i ri nga autoreitetet shëndetësore rreth masave shtrënguese, duke marrë parasysh se ndalesat për lëvizje nga ora 20:00 deri në orën 5:00 dhe për funksionimin e ambienteve të hotelierisë do të skadojnë nesër. Komisioni për Sëmundjet Infektive, bazuar në të dhënat për situatën epidemiologjike në vend, në mbledhjen e sotme duhet të vlerësojë nëse këto kufizime duhet të vazhdojnë dhe në cilën periudhë të njëjtat do të zbuten ose shtrëngohen.

Përndryshem, Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 4 prill miratoi masa të reja për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

Ministri Filipçe, gjatë prezantimit të masave tha se në periudhën në vijim, festat mund ta përkeqësojnë situatën dhe për atë janë të domosdoshme shtrëngimet.

Exit mobile version