Site icon PORTALB

RMV, u arrestua në Prishtinë një nga të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”

Rasti "Monstra"

Rasti "Monstra"

Policia e Kosovës ka arrestuar Afrim Ismailoviqin, një nga të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin “Monstra”, transmeton Portalb.mk.

Raportohet që Ismailoviq është arrestuar pas një aksidenti në trafikun e Prishtinës, për të cilin kishte edhe flet-arrest.

Më 23 shkurt, Gjykata Penale e Shkupit miratoi aktgjykim, për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, të njohur në opinion si rasti “Monstra”, ashtu siç propozoi Prokuroria dhe i shpalli fajtorë gjithsej 5 persona. Alil Demiri dhe Afrim Ismailloviq (të cilët janë në arrati) bashkë me Agim Ismailloviqin, u dënuan me burgim të përjetshëm për veprën “terrorizëm”, Fejzi Aziri u dënua me 15 vjet burg për “ndihmë”, ndërkaq Haki Aziri u dënua me 9 vjet burg, gjithashtu për ndihmë. I akuzuari Sami Luta u shpall i pafajshëm, pasi që Prokuroria e tërhoqi akuzën në mungesë të provave, Mbrojtja e kundërshtoi vendimin.

Sot qytetarët e revoltuar me aktgjykimin për rastin “Monstra” dhe “rastet tjera të montuara” marshuan në mënyrë paqësore prej parkut të Çairit deri para ndërtesës së Qeverisë. Protestuesit kërkuan “drejtësi evropiane” dhe i bënë thirrje Qeverisë që të krijojë komision qeveritar i cili do të merrej me “rastet e montuara”.

Exit mobile version