Site icon PORTALB

RMV, 1.320 raste të reja me Kovid-19, i lartë numri i të vdekurve gjatë 24 orëve të fundit

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Nga gjithsej 4,738 të testuar për Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit 1,320 persona kanë rezultuar pozitiv kurse 35 persona kanë humbur betejën me virusin. 514 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.

Janë raportuar gjithsej 35 humbje jete, edhe atë: 16 pacientë nga Shkupi (89, 87, 82, 79, 76, 72, 70, 69, 69, 68, 68, 65, 64, 62,57,54), 4 pacientë nga Manastiri (78, 68, 65, 63), 3 pacientë nga Strumica (80, 64, 62), nga 2 pacientë prej këtyre qyteteve Koçani (71, 62) dhe Prilepi (84, 69) dhe nga një person i vdekur është raportuar nga Kumanova (53), Tetova (69), Gostivari (79), Kavadari (74), Velesi (82), Gjevgjelia (34), Kriva Palanka (71) dhe Demir Kapija (85).

Të infektuarit gjatë 24 orëve të fundit:

Të shëruarit gjatë 24 orëve të fundit:

Ndryshe, deri tani, një total prej 612,694 testeve të Kovid-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 126,230, numri i pacientëve të shëruar është 104,345, numri i atyre që humbën jetën është 3,642 dhe numri i rasteve aktive është 18,243.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/
Exit mobile version