Site icon PORTALB

“E Majta” me fushatë për bojkot të regjistrimit “Mos e hap derën”

Dimitar Apasiev

Dimitar Apasiev

Partia opozitare “E Majta” ka filluar me fushatë për bojkotimin e regjistrimit të popullsisë në vend që pritet të mbahet prej 1 deri më 21 prill të këtij viti, njofton Portalb.mk.

Ata thonë që nëse nuk anulohet për një vit regjistrimi i popullsisë, gjegjësisht për në prill të vitit 2022, ata nuk do t’ua hapin derën regjistruesve.

“Ne kërkojmë që regjistrimi të anulohet për 12 muaj, gjegjësisht për në prill të vitit 2022 dhe me konsensus të gjerë të miratohet ligj i ri”, tha deputeti i partisë Borisllav Krmov.

Si argumente për bojkotim, ata e theksojnë “situatën me KOVID-19, paqartësinë ligjore dhe marrëveshjen politike për rezultate të rreme”.

Nga ana tjetër, javën e kaluar VMRO-DPMNE në Kuvend dorëzoi propozim-ligj për shfuqizimin e Ligjit për Regjistrim, por partitë në pushtet, por edhe partitë në opozitë Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, deklaruan se janë kundër shfuqizimit.

Çfarë parasheh ligji për bojkotim të regjistrimit?

Megjithatë, neni 51 i Ligjit për regjistrim të popullsisë, lidhur me refuzimin e ofrimit të të dhënave ose dhënien e pasaktë të tyre parashikon: 

Në neni 48 thuhet:

Kurse në nenin 49 paragrafi 1 dhe 2 thuhet:

Në këtë pikë, pra rreth faktit se çfarë dënimesh parashikohen për ‘bojkotin’ e regjistrimit, opozita maqedonase dhe kreu i Entit Shtetëror për Statistikë Apostoll Simovski, kishin qëndrime të ndryshme. VMRO-ja thoshte se dënimet janë në të holla, ndërsa Simovski me burg. Megjithatë, në ligj siç edhe mund të shihet ekzistojnë dënime edhe në të holla edhe në para, megjithatë këto dënime janë për situata të ndryshme. Pra për refuzim të ofrimit të të dhënave shqiptohet gjobë deri në 300 euro, ndërsa për shkelje më të rënda, si keqpërdorim i të dhënave, asgjësim, fshehje, parashikohet burg deri në pesë vite.

Ligji për regjistrimin e popullsisë

Nëse kthehemi pas në kohë, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, fillimisht u shpreh se do ta bojkotojnë regjistrimin, më pas se nuk do t’i njohin rezultatet e tij dhe në fund se i njëjti duhet të  shtyhet për 6 deri në 12 muaj dhe nëse nuk dëgjohet propozimi i tij, Mickoski tha do t’u bëjë thirrje jo vetëm qytetarëve këtu por edhe diasporës që të nënshkruajnë për anulimin e Ligjit për Regjistrim.

Dhe meqë kërkesa e tij të paktën deri tani nuk është pranuar, përveçse në disa raste nga presidenti Pendarovski, i cili shprehej se mund të konsiderojë shtyrjen e regjistrimit,  VMRO-DPMNE-ja, është duke mbledhur  nënshkrime nga qytetarët për anulimin e Ligjit për regjistrim.

Ndryshe, regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi votoi ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë ligj debati përfundoi javën e kaluar, por për shkak të mungesës së kuorumit, votimi ishte prolonguar.

Exit mobile version