Site icon PORTALB

RMV, mbi 10 milionë denarë do të investohen në Stobi nga Ministria e Kulturës

Projekte të ndryshme, kryesisht për hulumtime e mbrojtje të trashëgimisë kulturore, do të realizohen gjatë vitit 2021 në Institucionin Nacional në “Stobi”, duke arritur në 17 numri i projekteve të planifikuara, transmeton Portalb.mk.

“Të gjitha këto do të jenë të financuara nga Ministria e Kulturës në kuadër të Programit Vjetor për realizimin e interesit nacional në kulturë për vitin 2021 në vlerë prej 10 milion e 6 mijë e 700 denarë”, deklaroi Spase Perovski, drejtori i këtij institucioni, duke u shprehur I kënaqur me mbështetjen e fituar nga Ministria e Kulturës.

Ministria sqaroi që 11 projekte përfshijnë investigim të drejtpërdrejtë në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të luajtshme dhe të paluajtshme; tre projekte nga veprimtaria e muzeut dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale; një projekt në sferën e artit vizuel, arkitekturë dhe dizajn; një projekt në sferën e investimeve dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të objekteve dhe pajisjeve në pronësi të shtetit nga sfera e kulturës dhe një projekt nga sfera e veprimtarisë ndërkombëtare.

Petrovski theksoi që vitin e kaluar ishin miratuar 15 projekte, ndërsa janë anuluar 4 prej tyre.

Ndyrshe, Ministria e Kulturës në fund të muajit shkurt ka shpallur rezultatet e konkurseve vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për këtë vit. Sipas ministres së Kulturës, Irena Stefoska, kishte vërejtje për aplikantët që nuk kanë pasur dokumentacion të kompletuar, ndërsa disa herë përsëriti se rezultatet e punës së komisioneve janë të besueshme sepse anëtarët në të janë kompetentë dhe kanë integritet.

Për rezultatin e konkursit, pati reagime nga koalicioni opozitar Aleanca për Shqiptarët – Alternativa, si dhe nga shtëpia botuese “Shkupi” me udhëheqës Azam Dautin.

Exit mobile version