Se është e nevojshme reforma, u pajtuan edhe nga VMRO-DPMNE, megjithatë nga atje nuk pajtohen me Qeverinë, ndërsa dje dërguan edhe një thirrje për debat publik në parlament, transmeton Portalb.mk.
Koncepti i ri për arsimin fillor do të nënkuptoje një epokë të re të zhvillimit, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Mila Carovska, në deklaratën e saj sot, pikërisht në ditën ndërkombëtare të arsimit.
Reformat e planifikuara, thotë ajo, do të përmirësojnë kualitetin e arsimit te fëmijët.
“Qëndrojmë të përkushtuar për kushte më të mira dhe programe të reja arsimore, me të cilat do të nxisim më të vegjlit që të kenë mendim kritik dhe të jenë në hap me bashkëmoshatarët e tyre në shtetet më të zhvilluara. Besoj fuqishëm se koncepti i ri për arsim fillor është hyrje në epokën e re për zhvillim, rritje dhe përparim të gjeneratave të reja. E drejta për arsim është e drejtë themelore e njeriut, ndërsa arsimi kualitativ është themelore për zhvillim dhe prosperitet të të gjithë fëmijëve” tha Carovska.
Konceptin e ri për arsim fillor, MASh e prezantoi më 23 dhjetor të vitit 2020 dhe ajo parashihte integrimin e disa lëndëve në dy: natyrore dhe shoqërore.
Se është e nevojshme reformë, u pajtuan edhe nga VMRO-DPMNE, megjithatë ata nuk pajtohen me Qeverinë. Dje nga kjo parti dërguan edhe një thirrje për debat publik në parlament për shkak se kritikojnë se nga resori i ministres nuk ka përgatitje për dialog dhe gatishmëri për të dëgjuar argumentet nga cila anë qofshin ato.
“Personalisht besoj, se shumica e qytetarëve do të pajtoheshin me qëndrimin se është e nevojshme një reformë për arsimin fillor. Megjithatë ekziston dilema, se rruga, apo qasja dhe metodologjia të zgjedhura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës është e rregullt. Për këtë është me rëndësi të veçantë që kjo çështje të jetë lëndë në debatin publik në parlament ku do të ketë mundësi edhe përfshirja e përfaqësues eminent të botës akademike, ekspert, para së gjithash edhe palët e përfshira që janë mësimdhënësit” tha deputeti Timco Mucunski.
Të fundit të cilët dhanë mendim për reformat në arsimin fillor ishin përfaqësuesit e ASHAM, me të cilët ministrja Carovska pati takim të premten. Ata thanë se reforma në arsimin fillor duhet të mbështetet për shkak se bëhet fjalë për diçka shumë të rëndësishme e cila është baza në gjithë sistemin arsimor.
- LEXO: Koncepti i ri për shkollat fillore, sot mbaroi afati për propozimet, ministrja sqaroi se në cilat klasa fillimisht do të zbatohet
- LEXO: RMV, sa do të qëndrojnë në shkollë nxënësit dhe mësimdhënësit sipas Konceptit të ri të propozuara
- LEXO: RMV, në shkollat fillore duhet të ketë internet, kompjuter, projektor, libra digjital, laboratorë, sipas propozimeve të Konceptit të ri
- LEXO: RMV, çfarë lëndë të detyrueshme dhe zgjedhore do të ketë në shkollat fillore sipas Konceptit të ri të propozuar
- LEXO: RMV, do të zvogëlohet numri i lëndëve në shkolla, por do të rritet cilësia, vlerësoi ministrja Carovska
- LEXO: Carovska: Koncepti është pjesë e Strategjisë së MASH-it për vitin 2018-2025, si dhe pjesë e Ligjit për arsim fillor (VIDEO)
- LEXO: Carovska dhe Mijiq: Koncepti i ri vazhdimësi e mësimit të shkencave natyrore, fëmijët do të mësojnë për multikulturalizmin
- LEXO: RMV, mënyra e re e mësimit mund të fillojë në shtator me klasën e parë dhe të gjashtë, ja cilat janë risitë
- LEXO: RMV, rezultati i dobët i nxënësve në gara ndërkombëtare është arsye për konceptin e ri, vlerësoi ministrja Carovska