Në kuadër të debatit për Konceptin e ri në shkollat fillore në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Arsimit dhe Shkencës sot zhvilloi debat ku morën pjesë përfaqësuesit e drejtorëve të shkollave, transmeton Portalb.mk.
“Nga takimi konkluduam se ekziston vetëm frikë nga e panjohura e cila duhet të përvetësohet dhe trajnimi intensiv i mësimdhënësve që të mund të përshtaten me konceptin e ri”, deklaroi Milla Carovska, ministrja e arsimit.
MASH-i raportoi se drejtorët e shkollave janë të gatshëm që këtë reformë ta shtrijnë nga viti i ardhshëm në klasën e parë dhe të katërt.
“Zbatimi i këtij koncepti sipas asaj që e propozojmë do të ndodhë gjatë 6 viteve të ardhshme. Përkatësisht hyjmë vetëm në klasën e parë dhe klasën e katërt në vitin e ardhshëm dhe do të shtohet radhazi vit pas viti”, sqaroi Carovska.
Planifikohet që nesër të mbahet takim me mësimdhënësit, ndërsa pasnesër me anëtarët e ASHAM-it.
Ndryshe, Ministria e Arsimit dhe Shkencës deri sot ka pranuar nga gjithsecili vërejtje, komente dhe propozime për konceptin në adresën elektronike koncepcija@mon.gov.mk, e cila është e publikuar në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
- LEXO: RMV, të mërkurën do të përfundojë afati për propozimet rreth konceptit të ri për arsimin fillor
- LEXO: RMV, sa do të qëndrojnë në shkollë nxënësit dhe mësimdhënësit sipas Konceptit të ri të propozuara
- LEXO: RMV, në shkollat fillore duhet të ketë internet, kompjuter, projektor, libra digjital, laboratorë, sipas propozimeve të Konceptit të ri
- LEXO: RMV, çfarë lëndë të detyrueshme dhe zgjedhore do të ketë në shkollat fillore sipas Konceptit të ri të propozuar
- LEXO: RMV, do të zvogëlohet numri i lëndëve në shkolla, por do të rritet cilësia, vlerësoi ministrja Carovska
- LEXO: Deri më 20 janar, MASH do t’i presë propozimet për propozim-versionin e konceptit për arsim fillor
- LEXO: Carovska: Koncepti është pjesë e Strategjisë së MASH-it për vitin 2018-2025, si dhe pjesë e Ligjit për arsim fillor (VIDEO)
- LEXO: Carovska dhe Mijiq: Koncepti i ri vazhdimësi e mësimit të shkencave natyrore, fëmijët do të mësojnë për multikulturalizmin
- LEXO: RMV, mënyra e re e mësimit mund të fillojë në shtator me klasën e parë dhe të gjashtë, ja cilat janë risitë
- LEXO: RMV, rezultati i dobët i nxënësve në gara ndërkombëtare është arsye për konceptin e ri, vlerësoi ministrja Carovska