Serbia do t’i japë vendit tonë 8,000 vaksina nga prodhuesi Pfizer, informoi Ministria e Shëndetësisë. Kjo është rënë dakord gjatë një bisede të drejtpërdrejtë midis Kryeministrit Zoran Zaev dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njofton Portalb.mk.
Ministrat e Shëndetësisë të të dy vendeve, Venko Filipçe dhe Zllatibor Loçnar, ditëve në vijim do të merren vesh për detajet e procedurës për dorëzimin e vaksinave.
“Simboli i kësaj krize shëndetësore është solidariteti, Ministria e Shëndetësisë shpreh mirënjohje për Republikën e Serbisë dhe popullin serb për këtë akt miqësor”, deklaruan nga MSh.
Procesi i sigurimit direkt me të njëjtin prodhues është në fazën përfundimtare. Sipas dinamikës së rënë dakord, 5,850 doza të vaksinës do të mbërrijnë përmes Pfizer në shkurt, dhe 17,500 doza në mars dhe prill.
Sistemi ynë shëndetësor, thonë nga ministria, është plotësisht i përgatitur për vaksinim. Klinika e transfuziologjisë dha 2 frigoriferë në -80 gradë për të ruajtur vaksinën Pfizer, ndërsa dy frigoriferë të tjerë në -80 gradë arritën në vend këtë fundjavë. Deri në fund të muajit në mënyrë shtesë do të arrijnë tre frigoriferë të tjerë për vaksinën Pfizer.
Në muajin shkurt priten edhe vaksinat përmes mekanizmit KOVAX, për të cilat është bërë pagesa dhe është dhënë garanci. Sasia e përgjithshme e vaksinës përmes këtij mekanizmi për vendin tonë është 833,000 doza.
- LEXO: Maqedonia e Veriut ka siguruar 800.000 doza të vaksinës Pfizer, 5.850 do të mbërrijnë në shkurt
- LEXO: RMV, Zaev: Vaksinimi nuk është garë dhe do të realizohet në mënyrë ekspeditive dhe sipas protokolleve më së voni nga fillimi i marsit
- LEXO: Maqedonia e Veriut ka siguruar 800.000 doza të vaksinës Pfizer, 5.850 do të mbërrijnë në shkurt
- LEXO: RMV, pensionistët kërkojnë prioritet për vaksinim kundër Kovid-19
- LEXO: Me ardhjen e vaksinës për Kovid-19, pason lufta kundër dezinformimit rreth imunizimit
- LEXO: RMV, vaksina kundër Kovid-19 nuk do të jetë e detyrueshme, Filipçe nesër takohet me trupin koordinues për vaksinën
- LEXO: Sot ka filluar vaksinimi kundër Kovid-19 në Evropë, Von der Leyen: Është shpërndarë në të gjitha vendet e unionit
- LEXO: Filipçe: Përgatitemi për vaksinimin kundër Kovid-19, ja kush do të vaksinohet në fillim
- LEXO: Vaksina mund të bëhet përpara fundit të vitit
- LEXO: RMV, vaksinat e para kundër Kovid-19 do të arrijnë deri në mars, gjithsej 833 mijë doza
- LEXO: Vaksina e AstraZeneca për koronavirusin më e lirë se vaksinat e tjera
- LEXO: RMV-ja ka siguruar 400 mijë vaksina kundër Kovid-19, kanë kushtuar 6,7 milion euro