Site icon PORTALB

RMV, 883 pacientë të hospitalizuar në të gjitha spitalet e vendit, 450 shtretër të lirë

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në të gjitha spitalet e vendit është 883 dhe në qendrat kovid ka rreth 450 shtretër të lirë spitalor, informoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Vetëm në qendrat kovid të Shkupit, në 24 orët e kaluara, janë hospitalizuar 17 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi, kurse gjithsej 379 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për KOVID-19 po trajtohen në repartet e sëmundjeve infektive në kryeqytet.

Në 24 orët e fundit, në klinikat internetë Shkupit kishte tetë pranime edhe atë:

Në qendrat kovid të spitalit 8 Shtatori u pranuan 6 pacientë të rinj, kurse në klinikën për sëmundje infektive u pranuan 3 pacientë gjatë 24 orëshit të kaluar.

Ndërkohë në po të njëjtën periudhë kohore në shtëpi janë lëshuar 10 pacientë të shëruar.

Për momentin në kovid-qendrën e:

Nga ana tjetër, në qendrat kovid të qyteteve tjera të vendit, në 24 orët e kaluara është raportua se po trajtohen gjithsej 504 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus.

Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, numri i pacientëve që të dyshuar dhe konfirmuar me Kovid-19 që trajtohen nëpër spitalet e qyteteve të vendit është si vijon:

Gjatë ditës, siç informojnë nga Ministria, bëhen shkarkime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka një pasqyrë të situatës me kapacitetet dhe nëse është e nevojshme repartet do të zgjerohen më tej.

Numri i pranimeve ditëve të kaluara është stabile dhe deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm kishte 90 vendet të lira, ndërsa pritet që gjatë ditës të bëhen raporte për pacientët ë shëruar dhe të lirohen dhe vende të tjera shtesë.

Exit mobile version