Site icon PORTALB

RMV, nesër do të mbarojë afati për marrjen e mbështetjes financiare deri 21.500 denarë në kuadër të Ministrisë së Kulturës

Analiza ekonomike, ekonomi, para, denarë, maqedoni, varferi, page, rroge, buxhet

Foto ilustrim nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Qytetarët do të mund të aplikojnë deri nesër për të marrë mbështetje financiare në vlerë prej 14,500 denarë deri 21,500 denarë nga Ministria  e Kulturës, transmeton Portalb.mk.

“Thirrja publike zgjatë deri 19.12.2020, ndërsa të gjithë personat e interesuar në email adresën e Ministrisë së Kulturës info@kultura.gov.mk duhet të dorëzojnë Kërkesë për marrjen e mbështetjes financiare të artistëve dhe të punëtorëve të kulturës dhe Deklaratë për plotësimin e kushteve për marrjen e mbështetjes financiare (Formulari i Kërkesës dhe Formulari i Deklaratës)”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës.

Qytetarët mund të fitojnë mbështetje financiare prej 14,500 denarë nëse sivjet prej muajit janar deri në gusht kanë realizuar të ardhura deri 80 mijë denarë, nëse të ardhurat janë deri 60 mijë denarë mund të marrin 18 mijë denarë në muaj, ndërsa 21.500 denarë mund të marrin nëse kanë të ardhura deri 40 mijë denarë.

Exit mobile version