Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.
Shumë shpejtë pas zgjerimit të madh të 2004 dhe 2007, Bashkimi Evropian prezantoi konceptin e “kapacitetit të tij absorbues” në strategjinë e tij të zgjerimit. Ky koncept i referohej aftësisë së Bashkimit për të mbajtur kursin e integrimit evropian paralelisht me zgjerimin. U përcaktuan tre komponentët e tij kryesorë: institucionet, politikat e përbashkëta dhe buxheti. Me fjalë të tjera, Bashkimi Evropian do të jetë në gjendje të zgjerohet aq sa institucionet, politikat dhe buxheti i tij mund të përballojnë. Disa shtete në diskutimet dhe pikëpamjet e tyre morën parasysh elementin e kapacitetit gjeopolitik, përkatësisht kapacitetin e BE-së për të garantuar sigurinë e saj strategjike, si dhe opinionin publik të shteteve anëtare, ndërsa përveç buxhetit ata theksuan elementin ekonomik, pra kapacitetin e tregut. BE-ja Paralelisht me prezantimin e konceptit të “kapacitetit absorbues”, aktuale ishin edhe diskutimet mbi “lodhjen nga zgjerimi” dhe “kufijtë përfundimtarë të BE-së” aktuale. Mesazhi kryesor për kandidatët ishte se BE-së i duhet kohë të rimëkëmbet dhe të stabilizohet brenda deri në zgjerimin e ri, me përjashtim të Kroacisë. Dhe sigurisht që ky mesazh nuk u mirëprit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Së shpejti në vend të termit “kapacitetit absorbues” gjithnjë e më shumë filloi të përdoret termi “kapaciteti integrues”. Rezultatet e një projekti kërkimor në nivel të BE-së kushtuar kapacitetit integrues të BE-së (MAXCAP – maksimizimi i kapacitetit integrues të BE-së), i cili përfundoi në vitin 2016, e definojnë kapacitetin integrues si të brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm. I brendshmi i referohet gatishmërisë së Bashkimit për të zgjerohet, ndërsa i jashtmi – gatishmërisë së kandidatëve për t’u integruar në BE. Në këtë do të shqyrtojmë kapacitetin e brendshëm të BE-së, i cili përfshin tre elemente: mbështetja publike, reforma institucionale dhe krijimi i politikave. Elementi i fundit – krijimi i politikave përfshin vendimmarrjen, zbatimin dhe stabilitetin financiar.
Sipas gjetjeve të projektit të përmendur nga viti 2016, zgjerimi me anëtarët e rinj nuk rrezikoi funksionimin institucional të Bashkimit, as procesin legjislativ dhe zbatimin e ligjit në nivel të BE-së. Nga ana pozitive është konstatimi se diferencat në zhvillimin ekonomik nuk janë rritur. Prandaj përfundimi i atëhershëm ishte se vendet e reja anëtare ishin integruar me sukses në institucionet e BE-së. Nga ana tjetër, mbështetja e publikut për zgjerimin kishte rënë. Edhe atëherë, u theksua një kapacitet i ulët për integrim politik, duke pasur parasysh dobësitë e sundimit të ligjit dhe mekanizmat e BE-së në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
Vlerësimi për kapacitetin integrues të BE-së nuk është statik, ai ndryshon në varësi nga kushtet dhe konteksti. Paralajmërimet se ndryshimet në vendet e reja anëtare në nivel politik nuk janë të pakthyeshme kanë provuar të jenë të vërteta me ritmin e tendencave joliberale. Përpjekjet për të pasuruar mekanizmat e sundimit të ligjit të BE e sollën kulmin e ndarjeve politike këtë vjeshtë, të cilat nga ana tjetër kanë rezultuar me kapacitet të zvogëluar institucional – për të vendosur mbi buxhetin shumëvjeçar të Bashkimit.
Kriza e migracionit ka nxjerrë në sipërfaqe ndarjet politike të fshehura deri në atë kohë, të shprehura në pamundësinë e arritjes së një marrëveshjeje mbi politikën e migracionit të BE-së. Debati i vazhdueshëm mbi Paktin për migrim dhe azil të BE-së të propozuar nga Komisioni Evropian ende nuk ka treguar nivelin e marrëveshjes midis vendeve anëtare për këtë çështje të rëndësishme. Institucionet e BE-së, pas përgjigjes fillestare të ngathtë, po përpiqen të përdorin krizën e shkaktuar nga pandemia KOVID-19 si një mundësi jo vetëm në nivel deklarativ, por edhe realisht, për të treguar solidaritet midis vendeve anëtare dhe për të rritur kapacitetin e tij integrues. Sidoqoftë, edhe kjo përpjekje u ndesh me sfida serioze, pasi paketa u bllokua për shkak të mos-gatishmërisë së Polonisë dhe Hungarisë për sundimin e ligjit.
Sigurisht, Brexit gjithashtu kishte një ndikim në aftësinë integruese të Bashkimit, veçanërisht në buxhetin e tij. Sipas vlerësimeve, kontributi mesatar vjetor neto i Mbretërisë së Bashkuar në dhjetë vitet e fundit ka qenë 9-10 miliardë euro.
Prandaj, tendencat aktuale nuk mbështesin përfundimin për forcim të kapacitetit integrues të BE-së. Ndërsa kjo, nuk do të thotë që tendencat nuk mund të ndryshohen.