Nëse konstatojmë se Marrëveshja nuk sjell besim, mund të shtojmë mekanizma plotësues për ndjekje të procesit, pa u prejudikuar rezultati i atyre debateve dhe bisedimeve. Madje, edhe në formë të udhërrëfyesit, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, njofton Portalb.
Osmani në intervistë për 360 Grade ka folur për përmendjen nga Bullgaria për variante të udhërrëfyesit ose “hartës rrugore” për zbatim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
Osmani shton se urdhërrëfyesi, megjithatë, mund të jetë pjesë e procesit të BE-së, edhe pse nuk ka qenë pjesë formale e Kornizës, sepse me atë nuk pajtohen vendet tjera anëtare. Këto ditë me Bullgarinë u bisedua edhe në këtë temë, pas së cilës do të kuptohet nëse do të ketë tejkalim të çështjeve të hapura.
Në intervistë theksoi se kërkesa e Bullgarisë të pranohet se etnogjeneza maqedone është bullgare, ndërsa gjuha maqedone është kodifikuar në bazë të dialekteve bullgaro-perëndimore është reflektim i mosbesimit të krijuar drejt Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
Osmani konsideron se nuk ekziston zgjidhje tjetër përveç zbatimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
Potencoi se vetëm kthimi i besimit në proces dhe zbatimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë i nënshkruar në vitin 2017 mund t’i sjellë të dy vendet deri te zgjidhja.
- LEXO: Zaev: Bullgaria nuk është fashiste, pushtetet ish-Jugosllave na mbajtën të ndarë
- LEXO: Karakaçanov: Zaev ka bërë një hap në drejtim të duhur
- LEXO: Kontesti bullgar përçau krerët shtetëror të RMV, Zaev: Të përballemi me çështjet e historisë, të zhvillojmë kapacitet për falje
- LEXO: Pendarovski: Shanset për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë janë minimale
- LEXO: Shekerinska: Kemi mundur të shkruajmë faqe më të mirë të historisë me Bullgarinë
- LEXO: Mediapool: Nuk ka sinjale pozitive në Sofje për arritjen e një marrëveshje siç thotë Zaev