Karakaçanov: Zaev ka bërë një hap në drejtim të duhur

Intervista e kryeministrit Zoran Zaev për agjencinë BGNES, paraqet një hap i vogël në drejtimin e duhur, deklaroi sot në Veliko Trnovo, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov, transmeton Portalb.mk.

“E përgëzoj Zaevin për këtë. Ai ka mbledhur guxim, për çka disa nga kundërshtarët e tij e kritikojnë. Nëse vazhdohet kështu, mendoj se vitin e ardhshëm mund të flasim për fillimin e procesit negociues”, deklaroi Karakaçanov gjatë një aktivteti në universitetin “Vasil Levski.

Siç raportoi BGNES, duke komentuar qëndrimin e Zaevit për historinë e përbashkët të dy vendeve, Karakaçanov theksoi se historia është e përbashkët, por duhet të qartësohet e kujt është.

“Ajo është e përbashkët, por është histori bullgare”, deklaroi ai duke shtuar se Bullgaria duhet të mbrojë interesin e saj nacional.

Kryeministri Zaev, në një intervistë për agjencinë bullgare BGNES, e cila u publikua dje, bëri një sërë deklaratash që u pritëm me reagime negative në vend. Mes tjerash, ai tha se bullgarët nuk janë fashistë, por miqtë tanë, se gjatë Luftës së Dytë Botërore bullgarët ishin administratorë në fillim, por më pas u bashkuan me frontin antifashist dhe ushtritë bullgare dhe maqedonase së bashku çliruan Kriva Pallankën, Kumanovën dhe Shkupin, më tutje u shpreh se politikanët nga ish Jugosllavia i mbajtën bullgarët dhe maqedonasit të ndarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button