Site icon PORTALB

I akuzuari, ish kryetari i Supremes Jovo Vangellovski erdhi në gjykatë pa avokat dhe vetë kërkoi përjashtim të prokurorit

Jovo Vangellovski

Jovo Vangellovski

As sot nuk filloi gjykimi kundër ish kryetarit të Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar në lidhje me mospagesën e kompensimeve të pagës vetëm për paraardhësen e saj, gjykatësen supreme, Lidija Nedellkova, njofton Portalb.mk.

Vangellovski, ashtu siç raporton SDK, ka kërkuar përjashtim të prokurorit, për shkak, se ai thotë ai, akuzës jo të plotë. Herën e kaluar kërkoi përjashtim të gjykatëses Daniella AleksovskaStojanovska, por kryetari i Gjykatës, Ivan Xholev u përgjigj se nuk ka bazë për ta përjashtuar nga lënda.

Gjykimi gjithsesi do të ndalohej, pasi që avokati i Vangellovskit ka qenë pozitiv në virusin korona.

Përpara se të shkarkohej Vangellovski nga pozita e gjyqtarit, Këshilli Gjyqësor dy vite nuk ka mundur ta gjejë dhe ta sjellë në dëgjim.

Prokuroria e Shkupit e ndjekë penalisht Vangellovskin, pasi që padrejtësisht vetëm Nedellkovës ia ka shkurtuar shtesën e pagës, në periudhë derisa ka shkuar në punë, përkundër deklarimeve të tij. Për këtë, Nedellkova i ka dorëzuar padi penale Vangellovskit.

“Më 30 nëntor 2018, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Supreme, i pandehuri ka marrë vendime individuale për të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, me të cilat ua kishte përcaktuar shtesën e pagës për nëntorin në vlerë prej 35% të pagës bazë, që u takon sipas ligjit për shkak të kushteve të veçanta të punës, ekzistenca e rrezikut të lartë dhe konfidencialiteti. Në këtë mënyrë, me vetëdije, me qëllim të shkeljes serioze të të drejtave të saj, i pandehuri nuk kishte sjellë vendim për të paguar shtesë të pagës në shumë prej 31.839,00 denarë për palën e dëmtuar – gjyqtare në Gjykatën Supreme, e cila në periudhën konkrete nuk kishte shfrytëzuar pushimin nga puna. I pandehuri ka vepruar në kundërshtim me nenin 7-b të Ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe nenin 7 të rregullores për shtesat e pagave, shumën e tyre dhe mënyrën e përcaktimit për gjyqtarët në Republikën e Maqedonisë të miratuar nga Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka kryer vepër penale me të cilën është ngarkuar”, thuhet në aktakuzë.

Exit mobile version