RMV, Ish-kryetari i akuzuar i Gjykatës Supreme, i cili i ikte këshillit gjyqësor dy vjet, tregoi si të pengohet fillimi i një gjykimi

Gjyqtarja në Gjykatën themelore penale Daniella Aleksovska-Stojanovska dy herë shkurtë e ndërpreu seancën e sotme gjyqësore kundër ish kryetarit të Gjykatës Supreme Jovo Vangellovski, për t’ia kopjuar një të tretën e një faqe të provës, raporton Portalb.mk.

I pandehuri Vangellovski së pari u ankua se kur i ka pranuar provat, i ka pranuar pa faqen e fundit. Kërkuar që t’i jepet, gjyqtarja menjëherë bëri kopje. Pastaj ai u ngrit dhe përsëri kundërshtoi.

“Teksti është prerë, mungojnë shkronjat ose fjalët e para në çdo rresht”, protestoi Vangellovski.

Gjyqtarja bëri një kopje të re për të.

Sapo duhej të fillonte gjykimi në të cilin e dëmtuar është ish-kolegia i tij dhe ish-kryetare e Gjykatës Supreme, Lidija Nedellkova, u ngrit avokati i Vangellovskit, duke kërkuar shtyrjen, për shkak se nuk kishte pas kohë për të përgatitur një mbrojtje. Provat kundër të pandehurit Vangellovski iu kishin dhënë atij vonë.

Aleksovska-Stojanovska i tha atij se ai ishte informuar me kohë që të vinte dhe të shihte provat. Veç kësaj, ai i kishte pranuar të gjitha faqet, ndryshe nga klienti dhe ka mund t’i tregonte se çfarë kishte në atë faqe, nëse vërtet kishte ndodhur lëshim teknike gjatë dorëzimit.

Në lidhje me ankesat e avokatit i cili kërkoi shtyrjen sepse nuk mund të përgatiste një mbrojtje, gjyqtarja i tha atij se vetëm 4 prova janë të Prokurorisë. Të kishte lexuar një provë në ditë, për 4 ditë do t’i kishte studiuar tip-top.

Sapo filloi gjyqi përfundimisht, avokati u ngrit dhe kërkoi përjashtim të gjyqtares. Ai e quajti atë të njëanshme, jo vetëm për shkak se ajo zbuloi në mënyrë misterioze adresën e të pandehurit për t’i dërguar atij prova dhe një fletëthirrje në gjykatë, por edhe sepse kjo ndodhi në verë, kur po punohen vetëm çështjet urgjente, e që kjo propozim aktakuzë, tha ai, nuk është.

Për më tepër, avokati tha se gjyqtarja kishte qenë bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën themelore penale Shkup, kur e dëmtuara Nedellkova ka qenë kryetare, sepse ajo kishte qenë edhe bashkëpunëtore e saj profesionale dhe për atë arsye ajo kërkoi përjashtimin e saj.

“Kurrë nuk kam qenë e caktuar si bashkëpunëtore profesionale i një kryetari të gjykatës. Dhe nuk e di përse mbrojtja përdor të pavërteta. Këtë e them për publikun e pranishëm, unë me siguri do t’i jap një deklaratë Presidentit Ivan Dzolev, i cili do të vendosë për përjashtimin,” u përgjigj gjykatësja.

Më tej, ajo i tha Vangellovskit se vetëm ftesa i ishte dërguar gjatë pushimeve verore, por lënda nuk ishte caktuar në atë kohë, por shumë më vonë.

Para se Vangellovski të shkarkohej, Këshilli Gjyqësor nuk mund ta gjente atë për vite me radhë dhe ta sjellë për ta marrë në pyetje.

Prokuroria publike e Shkupit ngriti propozim aktakuzë në Gjykatën themelore penale Shkup kundër ish-Kryetarit të Gjykatës Supreme Vangellovski për Abuzim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve sipas nenit 353 paragrafi 2, sepse padrejtësisht vetëm paraardhëses së tij Lidija Nedellkova ia ka shkurtuar shtesë të pagës, e cila për atë periudhë kishte shkuar në punë, në kundërshtim me pretendimet e tij.

Nedellkova, për këtë, ngriti padi penale kundër Vangellovskit.

“Më 30 nëntor 2018, në cilësinë e kryetarit të Gjykatës Supreme, i pandehuri ka marrë vendime individuale për të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, me të cilat ua kishte përcaktuar shtesën e pagës për nëntorin në vlerë prej 35% të pagës bazë, që u takon sipas ligjit për shkak të kushteve të veçanta të punës, ekzistenca e rrezikut të lartë dhe konfidencialiteti. Në këtë mënyrë, me vetëdije, me qëllim të shkeljes serioze të të drejtave të saj, i pandehuri nuk kishte sjellë vendim për të paguar shtesë të pagës në shumë prej 31.839,00 denarë për palën e dëmtuar – gjyqtare në Gjykatën Supreme, e cila në periudhën konkrete nuk kishte shfrytëzuar pushimin nga puna. I pandehuri ka vepruar në kundërshtim me nenin 7-b të Ligjit për pagat e gjyqtarëve dhe nenin 7 të rregullores për shtesat e pagave, shumën e tyre dhe mënyrën e përcaktimit për gjyqtarët në Republikën e Maqedonisë të miratuar nga Këshilli gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me çka kryer vepër penale me të cilën është ngarkuar”, thuhet në aktakuzë.

Pas vendimit për përjashtimin e gjyqtares, gjykimi do të vazhdojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button