Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut është gjetur një veturë e vjedhur në Kosovë

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e punëve të brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut raportoi se është gjetur një vetur e vjedhur e markës Opel, transmeton Portalb.mk.

MPB-ja njoftoi se “Open Insignia” e vjedhur është pronë e firmës rent a car nga Prishtina.

“Gjatë bastisjes në fshatin Koliçan i epërm, vetura është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit”, sqarojnë nga policia.

Policia sqaroi se njoftimi për këtë vjedhje ka ardhur më 30 tetor të këtij viti nga Interpoli.

Exit mobile version