Në Bruksel është zhvilluar takimi ndërmjet delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, të udhëhequr nga koordinatori Skënder Hyseni dhe Petar Petkoviç.
Mirosllav Lajçak, ndërmjetësuesi nga BE-ja për dialogun, ka vlerësuar se në këtë takim është lëvizur një hap drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim.
“Sot kemi bërë edhe një hap tjetër drejt një marrëveshje normalizimi gjithpërfshirëse, duke e mbajtur raundin e dytë të bisedimeve për pretendimet financiare dhe pronat. Dhe është hera e parë që i është bashkuar diskutimeve shefi i ri serb i negociatave Petar Petkoviq . Do të vazhdohet së shpejti”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Today we made another step towards a comprehensive normalization agreement by holding a second round of talks on financial claims and property. And it was the first time the new Serbian chief negotiator Petar Petkovic joined our discussions. To be continued soon. pic.twitter.com/4ANQBa2r3s
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 29, 2020
Raportohet se temë e takimit, por pa marrëveshje, ishin financat (pensionet) dhe pronat (kadastra) ndërmjet dy vendeve. Planifikohet që për këto tema të diskutohet edhe në takimin e radhës.