Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se një grua 60 vjeçare ka denoncuar dhunë familjare dje rreth orës 14:00, bashkëshorti i saj, dhunuesi, ka qenë në gjendje të alkoolizuar përderisa e ka kryer veprën penale, shkruan Portalb.mk.
I njëjti menjëherë është arrestuar nga policia dhe aktualisht po punohet në zbardhjen e rastit dhe dokumentimin e plotë.
“Dje (20 shtator) në orën 14.00, një grua 60-vjeçare nga Tetova ka raportuar se në shtëpinë e tyre ka qenë e sulmuar fizikisht nga burri i saj 66-vjeçar, i cili ka qenë në gjendje të alkoolizuar. Personi i dyshuar për një kohë të shkurtër është ndaluar nga pjesëtarët e policisë dhe mbajtur në Stacionin Policor të Tetovës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit” kumtoi Fatmir Rexhepi nga Sektori për Punë të Brendshme, Tetovë.