Partia opozitare në Maqedoninë e Veriut, VMRO-DPMNE-ja sot protestoi kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, transmeton Portalb.mk.
“Kërkojmë rrymë më të lirë, mafia nuk duhet të pasurohet në kurriz të popullit”, deklaroi Mickoski.
Ai paralajmëroi protesta më masive në gjithë Maqedoninë, duke premtuar se kthim mbrapa nuk ka.
“Kjo do të jetë e para prej serisë së protestave kundër padrejtësive të mafisë në “Ilindenska nr.2”. Mafia e pasur në qeveri, ndërsa popull i varfër, ky është realiteti në Maqedoninë tonë”, deklaroi Mickoski.
Ai akuzoi kreun e Komisionit rregullator për energjetikë se është nën ndikimin e LSDM-së.
“Ky person është rregullator i pavarur. Ky feston në selinë e LSDM-së, ndërsa pastaj e spiunon shtetin, opozitën dhe popullin e vet në Bashkësinë Evropian të Energjetikës. Ky është njeriu i cili nënshkruan rritje të çmimit të energjisë elektrike për 7,5 për qind. Ky është shërbëtori i mafies, ky person ka emër dhe mbiemër, dhe quhet Marko Bislimovski”, deklaroi Mickoski.
Ndryshe, pas pesë protestave të organizuara në rrugë të qyteteve të ndryshme, në mënyra të ndryshme, për arsye të njëjtë, Këshilli organizativ i protestave kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike kërkoi takim me grupet parlamentare dhe deputetët e legjislaturës së re të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Javën e kaluar për herë të pestë me radhë mijëra banorë të Tetovës janë mbledhur të protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike. Marshi protestues filloi nga “Sheshi Iliria” dhe u ndal para ndërtesës së EVN-së. Protestuesit ngritën telefonat me dritën e lëshuar duke bërtitur “HAJDUTË” dhe “EVN Mafia”. Protesta gjithashtu u mbajtën në Gostivar, Shkup dhe në qytetet tjera.
Vendimi i KRRE-së për të rritur çmimin e energjisë elektrike ishte skandaloz, bile ende më skandaloze ishte përpjekja e vendimmarrësve për të bindur banorët se Maqedonia e Veriut ka çmimin më të ulët në Evropë. Çmimi i energjisë elektrike duhet të krahasohet me pagën mesatare mujore, kur bëhet ky krahasim, rezulton se kemi një ndër çmimet më të shtrenjta në Evropë. Gjithashtu, mbetet e paqartë metodologjia se si kalkulohet çmimi dhe në çfarë mënyre kontrollohet implementimi i saj ashtu që të sigurojë çmim sa më real i cili njëkohësisht merr parasysh edhe atë se sa janë të kënaqur qytetarët me shërbimin që marrin nga kompanitë distributore të rrymës elektrike.
Lexo edhe këtu:
- RMV, Kopaç: Çmimet e energjisë elektrike nuk pritet të ulen, por të rriten në të ardhmen
- RMV, Organizatorët e protestave kundër rritjes së çmimi të rrymës kërkojnë takim me grupet parlamentare
- Tetovë, protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, EVN-së iu hodh një thes me para (VIDEO)
- Në Shkup u mbajt protestë kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike (PAMJE)
- Qytetarët e Gostivarit protestuan kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike
- Arijanit Xhaferi: Kompanitë energjetike duan t’i njollosin organizatorët e protestave për shtrenjtimin e energjisë elektrike
- Tetovë, BOLL MË! u mbajt protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike
- Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit e bllokuan gjysmë ore autostradën Tetovë – Shkup (VIDEO)
- Tetovë, mijëra banorë të revoltuar dolën në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, rikujtuan ultimatumin e tyre (VIDEO)
- Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)
- Rritja e çmimit të rrymës, protesta edhe në Gostivar e Kërçovë, ku pati edhe përplasje fizike me policinë
- Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit në Shkup i bllokuan dy udhëkryqe
- Marsh protestues i banorëve të Gostivarit, Dibrës e Kumanovës kundër shtrenjtimit të rrymës
- Qytetarët e Shkupit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit (VIDEO)
- Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!
- RMV, pavarësisht ultimatumit të protestuesve, KRRE nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike