Site icon PORTALB

RMV, 3 persona me KOVID-19 ndërruan jetë, 72 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske

Klinika Infektive, foto: Arbnora Mehmeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon që në 24 orët e fundit 3 persona me KOVID-19 kanë ndërruar jetë, 72 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 54 janë shëruar. Me këtë  Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 15.293, numri i pacientëve të rikuperuar është 12.754, numri i vdekjeve është 634, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1.905, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 3 persona, një paciente nga Strumica 44-vjeçare, një pacient 58-vjeçar nga Gostivari dhe një pacient 79-vjeçar nga Ohri”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 793 teste. Deri më tani, janë kryer gjithsej 160.180 teste të Covid-19 në vend. Nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version