Me tubim të shkurtër protestues para selisë së EVN-së në Gostivar, një grup i qytetarëve shprehën pakënaqësi kundër vendimit për shtrenjtimin e rrymës. Organizatorët e protestës, grupi i tifozëve “Katrioti”, protestën e pestë me radhë e lokalizuan në hapësirë më të vogël nga qendra për kulturë e deri në qendrën shfrytëzuese energjetike Gostivar të EVN-së, transmeton MIA.
Selajdin Abdulli nga Lëvizja “Rezistenca” nga fshati Çegran në emër të organizatorëve të protestës kërkon që EVN-ja ta rritë numrin e vendeve pagesore dhe sporteve për pagesën e llogarive dhe t’i hapë ekspoziturat në vendet tjera të banuara.
Abduli në fjalim u bëri thirrje bashkëqytetarëve nga pjesët tjetra të Maqedonisë së Veriut të përfshihen në këto protesta dhe të kundërshtojnë çmimin e energjisë elektrike.
Tubimi dhe ndërtesa ishin të siguruara me forca të përforcuara të policisë dhe kaloi pa incidente.
Sot, si mbështetje e protestuesve ishte edhe Arijanit Xhaferi nga Këshilli organizativ i protestave në qytetin e Tetovës, duke theksuar se në periudhën në vijim presioni do të orientohet ndaj Kuvendit, nga i cili varen dy nga katër kërkesat e tyre: shpërbërja e Komisionit rregullator për energjetikë dhe formimi i trupit të pavarur i cili do të ketë rol për t’i kontrolluar shërbimet e kompanive energjetike të cilat i japin qytetarët.
Mes protestuesve ishte edhe kryetari i Gostivarit Arben Taravari me disa bashkëpunëtorë të cilët thanë se si qytetarë japin mbështetje protestave.
Gjithashtu sot pasdite do të protestohet edhe në qytetin e Shkupit dhe Tetovës.
Lexo edhe këtu:
- Arijanit Xhaferi: Kompanitë energjetike duan t’i njollosin organizatorët e protestave për shtrenjtimin e energjisë elektrike
- Tetovë, BOLL MË! u mbajt protesta kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike
- Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit e bllokuan gjysmë ore autostradën Tetovë – Shkup (VIDEO)
- Tetovë, mijëra banorë të revoltuar dolën në protestë kundër shtrenjtimit të rrymës, rikujtuan ultimatumin e tyre (VIDEO)
- Tetovë, protestë kundër shtrenjtimit të rrymës: ultimatum 10 ditor për përmbushje të kërkesave (VIDEO)
- Rritja e çmimit të rrymës, protesta edhe në Gostivar e Kërçovë, ku pati edhe përplasje fizike me policinë
- Rritja e çmimit të rrymës, protestuesit në Shkup i bllokuan dy udhëkryqe
- Marsh protestues i banorëve të Gostivarit, Dibrës e Kumanovës kundër shtrenjtimit të rrymës
- Qytetarët e Shkupit protestuan kundër rritjes së çmimit të rrymës elektrike, durimit të qytetarëve i ka ardhur fundit (VIDEO)
- Rritja skandaloze e çmimit të rrymës në RMV, interesi i kompanive para interesit të qytetarëve!
- RMV, pavarësisht ultimatumit të protestuesve, KRRE nuk do ta ulë çmimin e rrymës elektrike