Site icon PORTALB

3 persona me KOVID-19 nga RMV ndërruan jetë, 115 raste të reja

Klinika infektive, virusi korona, COVID-19, KOVID-19, pacient, infektuar, maska, maske, ndihma e shpejte, urgjenca

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 115 raste të reja me virusin korona, 225 persona janë shëruar, ndërkaq 3 të tjerë kanë ndërruar jetë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 13.308, të shëruarve në 9.977, ndërkaq të vdekurve në 557, njofton Portalb.mk.

“”Kanë ndërruar jetë dy pacientë nga Shkupi, në moshë 62 dhe 68-vjeçar dhe një nga Struga 68-vjeçar”, thonë nga Ministria.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Në 24 orët e fundit janë bërë 1.825 testime, ndërkaq prej fillimit të pandemisë 134.318.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version