Problemi i furnizimit me ujin e pijshëm në fshatin Siniçan, rrethina e Tetovës, së shpejti pritet të ketë një zgjidhje. Nga Komuna Bogovinës thanë se pas takimeve në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut të premten (31.07.2020), dhe në Komunën e Bogovinës të shtunën (01.08.2020), mes banorëve të vendbanimeve Urviç dhe Siniçan dhe kryetarit të Bogovinës, banorët kanë rënë dakord që punimet të mos bllokohen e fshati Siniçan të merr ujin e shumëpritur, njofton Portalb.mk. Nga policia thanë se nëse banorët kanë rënë dakord dhe do jepet urdhër me shkrim nga prokuroria që punimet të vazhdojnë policia do të tërhiqet.
Pas takimeve që u mbajtën të premten dhe të shtunën bashkë me palën tjetër banorët e fshatit Urviç si dhe kryetarit të Komunës së Bogovinës, sinjalet janë se do të ketë zgjidhje të problemit të ujit për banorët e fshatit Siniçan.
Nga Komuna e Bogovinës thanë se nesër në orën 12 pritet të ndodhë dhe takimi fundit për këtë çështje.
“Pas takimit në Qeveri të premten dhe takimit në Komunën e Bogovinës të shtunën banorët e Urviçit, patën disa kërkesa që nga ana jonë dhe nga ana e banorëve të vendbanimit Siniçan u pranuan, dhe përfundimisht të dyja palët ranë dakord që punimet të vazhdojnë. Nesër në orën 12 do të jetë dhe takimi fundit në Qeveri dhe besojmë se punimet do të vazhdojnë” thanë nga Komuna Bogovinës.
Ndërkaq, nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) thanë se nëse banorët kanë rënë dakord që puna të vazhdojë, do jepet urdhër me shkrim nga prokuroria që punimet të vazhdojnë policia do të tërhiqet.
“Derisa ata kanë rënë dakord nuk është problem, mendoj se planifikohet njësiti special që është atje të largohet, megjithatë vendin e ngjarjes do ta sigurojmë me asistencë nëse do kërkohet dhe do jetë nevoja për një gjë të tillë, dhe gjithçka do shkoj sipas prokurorisë, çfarëdo urdhri me shkrim që do e jep prokuroria do të realizohet, nëse jepet urdhër nga prokuroria se gjithçka ka mbaruar dhe se mund të vazhdojnë punimet atëherë policia do të tërhiqet”- thanë nga SPB Tetovë.
Edhe sot situata mbetet e njëjtë, policia dhe disa nga banorët e fshatit Siniçan vazhdojnë të qëndrojnë në vendin ku gjendet gypi por duke mos punuar në të njëjtin.
- LEXO: Përafrohen qëndrimet e Urviçit dhe Siniçanit për tejkalimin e problemit me furnizimin me ujë
- LEXO: RMV, qeveria e gatshme për ndihmë teknike komunës së Bogovinës për problemin e ujit në Siniçan
- LEXO: Qeveri-Komunë, s’ka marrëveshje për ujin në Siniçan
- EXO: Banorët e fshatit Siniçan ndjehen të shqetësuar, ende nuk kanë ujë për pije
- LEXO: Rasti i Siniçanit, Spasovski: Zgjidhja të vijë përmes kornizave ligjore
- LEXO: Ngjarjet në Siniçan, Prokuroria Publike do ta hetojë ndërtimin e ujësjellësit dhe veprimin e prokurores së Tetovës
- LEXO: Sela reagoi ndaj ngjarjeve në Siniçan: Pas kësaj fshihen bizneset e funksionarëve të BDI-së
- LEXO: Situata në Siniçan, Policia pret urdhër me shkresë nga Prokuroria për t’u tërhequr nga vendi ku punohet ujësjellësi
- LEXO: Përpjekje e pasuksesshme për ndërtimin e ujësjellësit në Siniçan, policia në vendin e ngjarjes!