Site icon PORTALB

Gjashtëdhjetë raste të Ebolës në Kongo, funeralet përhapin druarjen për transmetim të infeksionit

Virusi Ebola

Në Republikën Demokratike të Kongos janë regjistruar tashmë 60 raste të Ebolës, ndërsa funeralet janë shqetësim i veçantë për përhapjen e sëmundjes, njoftoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Drejtori ekzekutiv i OBSH-së për programe emergjente, Majkëll Rajan deklaroi se tre raste të tjera janël zbuluar gjatë fundjavës, duke sjellë në gjithsej 56 raste të konfirmuara dhe katër raste të mundshme në vatrën e infektimit, që shpërtheu muajin e kaluar në provincën Ekuator, transmetuan mediat britanike, përcjell Mia.

“Sëmundja është aktive dhe nuk është nën kontroll”, tha Rajan në konferencën virtuele në selinë e OBSH-së në Gjenevë, duke shtuar se zakonet e varrimit të këtij vendi ishin shqetësim i veçantë.

Exit mobile version