Site icon PORTALB

Maqedonia e Veriut dy ditë rradhazi nuk shënoi asnjë viktimë nga COVID – 19, sot janë regjistruar edhe 17 pacientë të shëruar dhe 21 raste të reja

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informoi se sot janë regjistruar 21 raste të reja me KOVID-19, 17 pacientë janë shëruar, ndërkaq edhe sot nuk është shënuar asnjë viktimë. Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 ka arritur në 1.999,  i të shëruarve 1.439, të vdekurve 113, ndërkaq për momentin kemi 447 raste aktive, njofton Portalb.mk.

Pacientët e shëruar në 24 orët e fundit

Pacientët e infektuar në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar

Në 24 orët e fundit janë bërë 258 teste, ndërkaq që nga fillimi i pandemisë janë bërë 25.528 teste.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version