Site icon PORTALB

RMV, 1 person ka ndërruar jetë nga virusi korona, 40 raste të reja

Virusi korona, qytetarë, infektim, Shkup, maska

Foto arkiv nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se sot Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 40 raste të reja me virusin korona, ndërkaq 1 person ka ndërruar jetë dhe 11 të tjerë janë shëruar. Me këtë, numri i përgjithshëm i pacientëve të infektuar ka arritur në 1.898, 111 kanë ndërruar jetë, 1.378 janë shëruar, ndërkaq numri i rasteve aktive është 409, njofton Portalb.mk.

Në Klinikën Infektive të Shkupit ka ndërruar jetë një 56 vjeçar nga Prilepi, i cili ka qenë i hospitalizuar më 12 maj.

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i rasteve

Në 24 orët e fundit janë bërë 549 teste. Numri i i përgjithshëm i testeve të bëra prej fillimit të pandemisë është 23.316.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version