Site icon PORTALB

Boki deklaroi se “Reket” është bërë për të shpëtuar Kamçev, ndërsa Ruskovska kërkonte të dërgojë gazetarë

Rasti "Reket", Bojan Jovanovski (Boki 13)

Rasti "Reket", Bojan Jovanovski (Boki 13)

Në Gjykatën penale vazhdon mbrojtja e të akuzuarin e parë në “Reket” Bojan Jovanovski-Boki 13. Ai flet për raportin e tij edhe me të akuzuarën e dytë, Katica Janeva si dhe me prokuroren Villma Ruskovska, e cila e ngriti aktpadinë kundër të dyve, raporton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Me Katica Janevën njihem nga 3 shtatori i vitit 2018, unë e kontaktova, desha të jetë e ftuar në “1TV”. Shkova të takohem në PSP. Më dëgjoi me mirësjellje, mirëpo refuzoi të merr pjesë për ta treguar storjen e saj jetësore. Në bisedë për fëmijët, më tha që i biri i saj Llazar, i cili është në studime post-diplomike juridike, nuk është i punësuar. I thashë që jemi duke kërkuar jurist të tillë. Ai së shpejti filloi të punojë, i pari vinte i fundit shkonte. Profesionist i rrallë”, tha Jovanovski për të birin e Katica Janevës, i cili ishte në sallën e gjyqit mbrapa nënës tij.

Për Janevën tha që është grua popullore, jashtëzakonisht e ndershme dhe e paanshme.

“Me atë bisedova për gjëra familjare, dashurie. Folëm për përcaktimin tim seksual, sepse ajo është person pa asnjë paragjykim”, thotë Boki 13.

“Kjo lëndë është bërë për të shpëtuar Jordan Kamçev, për rrënim të Prokurorisë Speciale Publike, për shkak se u pengonte edhe VMRO-DPMNEsë edhe LSDM-së”, shtoi ai.

Jovanovski u përqendrua në telefonin celular i cili nuk është kontrolluar nga forenzikët.

“Aty fshihen shumë prova jo vetëm për këtë lëndë, ndërsa unë asgjë nuk kam fshirë”, bërtiste Jovanovski në gjyq.

“Nëse flas me ndokënd për modë, masë trupore dhe për familje, nuk donë të thotë që kam ndikuar në hetime. Si mundet një qytetar, njeri i zakonshëm të ketë ndikim për të bërë hetime, mos more! Nuk jam as politikan, as president, si mund të ndikoj mbi këtë grua të fortë. Ajo ishte Prokurore Speciale. Ju thashë, për atë që ka në ‘Perandori’, se çfarë lënde është ajo, e kuptova këtu në pjesën e gjykimit të mbyllur”, u prononcua Boki 13.

“Patjetër dërgo gazetar, këtë nuk mund ta duroj, patjetër ta incizoni”, më shkruante në Whatsapp Ruskovska për ish kryetarin e Këshillit gjyqësor.

“E pyeta në një bisedë tjetër për rejtingun e Janevës. Ruskovska kishte animozitet ashtu të hapur ndaj të akuzuarës së dytë Janeva! Ajo e shndërroi atë në krim, duke e ngritur këtë padi për këtë rast të shpikur.

Vijon blloku i pyetjeve për të dënuarin Zoran Mileski – Kiçevskiot, i cili pranoi faj në “Reket”.

Në procesin e deritanishëm në rastin “Zhvatja”, janë prezantuar dëshmi të ndryshme materiale dhe dëshmitar.

Gjykimi ka filluar në dhjetor të vitit të kaluar. Në seancën e parë, i akuzuari i dytë, Zoran Milevski – Kiçeec ka pranuar fajin dhe është dënuar me tre vite burg. Milevskit, para disa javëve, i është ndërprerë edhe paraburgimi shtëpiak.

Në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

LEXO: Rasti Lenda Reket

Exit mobile version