Të paktën 46 të burgosur kanë humbur jetën dhe 60 të tjerë janë plagosur në një burg në Venezuelë gjatë një trazire, teksa të dënuarit tentuan të arratiseshin. Ngjarja u shënua në burgun Llanos në Guanare.
Të burgosurit mbetën të plagosur gjatë përleshjeve me forcat e Gardës Kombëtare Bolivariane.
Raportohet se të burgosurit përdorën armë të ndryshme. Ndërsa disa të dënuar që u përpoqën të dilnin jashtë u neutralizuan nga forcat e sigurisë, transmeton Vizion Plus.
Ministri i burgjeve në Venezuelë, Iris Varela konfirmoi se gjatë incidentit mbeti i plagosur edhe drejtori i burgut, Carlos Toro, por nuk dha më shumë detaje.
Ligjvënësja Maria Martinez tha se trazirat rezultuan nga autoritetet e burgut që ndalonin të afërmit e të burgosurve t’u sillnin ushqim, siç është zakon në burgjet e Venezuelës.