Site icon PORTALB

RMV, dy viktima të reja nga KOVID-19, edhe 21 të infektuar

Virusi korona, maska, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e kaluara kanë ndërruar jetë 2 persona nga virusi korona, 21 të tjerë janë infektuar, ndërkaq 38 janë shëruar. Me këtë numri i përgjithshëm i të vdekurve është 73, të infektuarve 1.442, shëruarve 627, ndërkaq rasteve aktive 742, njofton Portalb.mk.

“Në Klinikën Infektive të Shkupit ka ndërruar jetë një pacient nga Shkupi në moshë 50-vjeçare, i cili është hospitalizuar më 6 prill, ndërkaq 17 ditë pacienti ka qenë në ventilim mekanik. Në Klinikën e Onkologjisë ka ndërruar jetë një pacient 51-vjeçar nga Prilepi”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e kaluara janë bërë 279 testime, ndërkaq janë regjistruar 21 raste të reja të KOVID-19 edhe atë në: Shkup -7, Kumanovë 6, Prilep – 4, Tetovë – 1, Pehçevë – 1, Dellçevë – 1 dhe Strugë – 1.

Shpërndarja e fundit sipas qyteteve është si vijon:

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version