Site icon PORTALB

Filipçe: Situata në Komunën e Bogovinës nuk duket mirë, por është nën kontroll

Ministri Venko Filipçe

Edhe pse situata në Komunën e Bogovinës nuk duket mirë aktualisht sa i përket shpërndarjes të virusit korona, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se e ka parasysh këtë fakt dhe pikërisht për këtë, ajo pjesë e rajonit të pollogut është vendosur nën kontroll në të gjitha aspektet, njofton Portalb.mk.

Me gjithsej 8 persona të infektuar dhe 156 në vetizolim në Komunën e Bogovinës, Ministri i Shëndetësisë tha se është një ndër komunat ku situata aktualisht nuk duket mirë krahasuar me komunat tjera në rajonin e pollogut por gjithsesi ai shtoi se janë ndërmarrat të gjitha masat dhe se kjo komunë po mbahet nën kontroll në të gjitha aspektet. 

Sa ju përket kërkesave të cilat sot Komuna e Tetovës i drejtoi deri te Qeveria e RMV-së, Filipçe tha se të njëjtat po shqyrtohen dhe se në ditët në vijim do të merret vendim për secilën nga ata.

“Po i shqyrtojmë të gjitha kërkesat e Komunës së Tetovës, për të gjitha nga ata kërkesa do të merret vendim ditëve në vijim, si për ata që janë të ndërlidhura drejtpërdrejt me aspektin shëndetësor siç është ndalesa e transportit fshat-qytet, edhe pse veçse ekziston një rregullore për atë se sa persona mund të grumbullohen në këto mjete transportuese, ashtu edhe për kërkesat tjera që kanë të bëjnë me aspektin ekonomik apo të shtimit të mjeteve financiare” theksoi Venko Filipçe.

Ndryshe, Komuna e Tetovës sot për së dyti here i drejtoi disa kërkesa Qeverisë së RMV-së, këto janë kërkesat:

Ndryshe, Nga gjithsej 400 persona të testuar në Tetovë me rrethinë, numri i të infektuarve ka arritur në 49 kurse numri i personave të cilët janë në izolim është vazhdimisht në ulje, për shkak se shumicës prej tyre ju kalon afati i inkubacionit i cili është dy javë.

Exit mobile version