Site icon PORTALB

Tetovë me rrethinë, kurba e të infektuarve me virusin korona nuk pëson rritje

Tetovë, Tetova, Komuna e Tetovë, Qyteti i Tetovës, Elion Jashari

Tetova, foto nga Elion Jashari

Vetëm 1 rast i ri me virusin korona është evidentuar sot në rajonin e Tetovës, kështu numri i të infektuarve në Tetovë me rrethinë ka arritur në 38 ndërsa numri i personave në karantinë shtetërore në Tetovë është 59, njofton Portalb.mk.

Kurba e të infektuarve në Komunën e Tetovës tash dy javë është e njëjtë, me maksimum 4 persona të infektuar në ditë, kurse sot është evidentuar vetëm 1 rast i ri me virusin korona.

Megjithatë, numri i personave të testuar nga ky rajon në 24 orët e fundit apo në përgjithësi ende nuk dihet, edhe pse disa herë me radhë kemi kërkuar këtë informacion nga institucionet kompetente.

Në këtë periudhë numri i personave të vendosur në karantinë shtetërore në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, është 142, edhe atë 59 në Tetovë dhe 83 në Gostivar ndërsa numri i personave të ri të evidentuar në vetë izolim është 10, 1 në Tetovë dhe 9 në Gostivar si dhe 2 në Tetovë me vendim të Inspektoratit Shtetërorë Sanitar.

Ndryshe, 24 orët e fundit evidentuar gjithsej 54 raste të reja me virusin korona, kështu numri i të infektuarve në shtet ka arritur në 908 kurse si pasojë e këtij virusi, 44 persona kanë ndërruar jetë ndërsa 86 janë shëruar.

Exit mobile version