Site icon PORTALB

Kumanovë, ndërroi jetë 27 vjeçarja pozitive në virusin korona, që lindi fëmijë

Virusi korona, ambulanca, infektim

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se ka ndërruar jetë lehona 27 vjeçare nga Kumanova, pozitive në virusin korona, njofton Portalb.mk.

“Ajo me 30 mars në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë në Shkup ka lindur para kohe një bebe mashkull që ishte negativ në virusin korona. Pacientja më 31 mars u dërgua në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup për shkak se ka pësuar keqësim të gjendjes, dhe më pas ka ndërruar jetë” informon ministria.

Foshnja e saj është në gjendje të mirë dhe nën kujdes intenziv, informon ministria.

Me këtë, numri i të vdekurve shkoi në 3, për 24 orët e fundit në RMV. Gjithashtu, janë regjistruar 18 raste të reja të të infektuarve me virusin korona.

Nga Klinika për sëmundje infektive dhe febrile në Shkup kanë dalë 5 pacientë të shëruar.

Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 617 persona. 

LEXO: RMV, dy persona të vdekur dhe 18 raste të reja me virusin korona, gjithsejtë 617 të infektuar

LEXO: Virusi korona, dita e dytë me radhë me 0 raste në Komunën e Tetovës, por nuk dihet numri i të testuarve

Exit mobile version