Site icon PORTALB

Ministria e Bujqësisë i prezantoi rregullat për lëvizje të bujqve gjatë orës policore

Subvencione, bujqesi

Ilustrim

Në lidhje me ndalesën e re për lëvizje që e ka miratuar Qeveria e Maqedonisë së Veriut, e cila hyn në fuqi prej sot në ora 16:00, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) i informon bujqit për rregullat e lëvizjes gjatë kohës së ndalesës, njofton Portalb.mk.

Nxjerrja e lejeve për ata fermerë që duhet të udhëtojnë nga vendi ku jetojnë deri tek lokacioni ku ndodhet toka bujqësore ose ferma e tyre, do të bëhet sipas parimit të vendosur më parë, përmes Njësive Rajonale të MBPEU. Deri më tani janë dhënë 3.491 leje për lëvizjen e fermerëve për të kryer detyrat e tyre.

Ministria u bën thirrje bujqve që t’i ndjekin rekomandimet e reja të Qeverisë, dhe të shfrytëzojnë lëvizjen për detyrime pune, në mënyrë që të kontribuojnë bashkërisht në ballafaqimin me virusin korona në vendin tonë.

VËREJTJE:

Numrat për kontakt të Njësive Zonale mund t’i gjeni: KËTU

Exit mobile version