Site icon PORTALB

RMV, pesë persona të vdekur dhe 29 raste të reja me virusin korona, gjithsejt 599 të infektuar

Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit, pesë persona të infektuar me virusin korona kanë ndërruar jetë, transmeton Portalb.mk.

Bëhet fjalë për një pacient nga Kumanova 52 vjeçar, një paciente nga Labunishta e Strugës 65 vjeçare, një paciente nga fshati Çellopek, rrethina e Tetovës 62 vjeçare dhe një paciente nga Shtipi, 81 vjeçare.
Sipas ministrisë, edhe në Kumanovë në shtëpinë e tij, ka ndërruar jetë një pacient në moshë 53 vjeçare.

Në 24 orët e fundit, janë regjistruar 29 raste të reja të të infektuarve me virusin korona. Sipas qyteteve:
– Shkup 15
– Kumanovë 7
– Prilep 1 dhe
– Koçani 3

Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve në RMV është 599 persona. Sipas qyteteve, numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19 është si vijon:

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version