Site icon PORTALB

RMV, linjë telefonike falas me numër 0800 002 03, për informata në lidhje me virusin korona

NUMRI FALAA

Prej sot do të funksionojë “Qendra informuese” me numër 0800 002 03 në Shtëpine e shëndetit Shkup me qëllim që të rritet kapaciteti i linjave telefonike.  Nga dita e hënë do të lëshohen në funksionim edhe dy punkte për marjen e brisave-materialeve në Poliklinikën Jane Sandanski dhe ne Çair, ku tashmë është vendosur personeli ekspert, njofton Ministria e Shëndetësisë sa i përket masave kundër përhapjes dhe mbrojtjes nga virusi korona, shkruan Portalb.mk.

“Sot mbarroi edhe mbledhja koordinative me Bashkësine e mjekëve amë te cilët do të kyqen ne sistemin “Termini Im”, dhe pastaj me lajmërimin e të gjithë pacientëve të tyre që i udhëheqin.

Nga dita e hëne, përveç linjave telefonike për informacione në Qendrat e shëndetit Publik,në “Qendrën për informim”, pacientët do të kenë mundësi të paraqiten edhe te mjekët amë të tyre në rast se paraqitet indikacion elektronik i algoritmit të cilën deri atëhere mjekët amë do ta kenë -të caktohet kohë për marjen e brisave -materialeve në njërën nga dy punktet që i cekëm më lartë.” kumtojnë nga Ministria.

Exit mobile version