Site icon PORTALB

Spanjë mbi 9.000 raste me koronavirus të ri

Korona maska, Foto ilustrim nga Pexels

Numri i rasteve me koronavirusi të ri (COVID-19) në Spanjë ka tejkaluar shifrën 9.000, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Spanjës, njoftoi se për shkak të virusit COVID-19 në vend kanë humbur jetën 309 persona, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 9.191

Ndërkohë, edhe testi i presidentit të Qeverisë së Administratës Autonome të Katalonjës, Quim Torra, ka rezultuar pozitiv.

Zgjedhjet e parakohshme lokale që planifikoheshin të mbahen më 5 prill në rajonet autonome të Spanjës, Baskia dhe Galicia, janë prolonguar.

Exit mobile version