Site icon PORTALB

Tetovë: Parkingjet publike uzurpohen nga bizneset private (FOTO)

Parkingjet publike në Tetovë uzurpohen nga bizneset private.

Një numër i madh i parkingjeve që nuk bëjnë pjesë në parkingun zonal të Komunës së Tetovës, uzurpohen nga bizneset private në këtë qytet, të cilët vendosin karike, shenja “Mos parko”, kutija, etj. Nga Ndërmarrja Publike “Parkinget e Qytetit” topin e hedhin tek Sektori për Punë të Brendshme, njofton Portalb.mk.

Shumë biznese private në Tetovë “privatizojnë” hapësirat publike, kështu duke ia rezervuar vetes apo konsumatorëve të tyre ata hapësira për parkim.

Gazetari i Portalb.mk ishte sot në teren ku edhe fotografoi disa nga hapësirat e uzurpuara nga bizneset private të Tetovës.

Parkingjet publike në Tetovë uzurpohen nga bizneset private.
Parkingjet publike në Tetovë uzurpohen nga bizneset private.
Parkingjet publike në Tetovë uzurpohen nga bizneset private.

Nga Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Qytetit-Tetovë” thanë se ata janë kompetent vetëm për zonat në të cilat parkimi zonal është funksional, kurse fajin e hodhën te Sektori për Punë të Brendshme (SPB).

“Në rrugët në të cilat nuk është funksionalizuar apo ku nuk kemi parkim zonal, menaxhimi rreth parkimit apo uzurpimit te mundshëm te vendeve te parkimit ne hapësirën e rrugëve  është kompetencë e Sektorit për Punë të Brendshme-Tetovë” thanë nga Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Qytetit-Tetovë”.

Sipas Rexhepit nga Sektori për Punë të Brendshme(SPB), Tetovë, ata vazhdimisht kanë ndërmarrë masa për minimizimin e kësaj problematike, gjatë vitit të kaluar janë dorëzuar gjithsej shtatë parashtresa për uzurpimin e hapësirave publike.

  “Sektori për punë të brendshme Tetovë, në koordinim me vetëqeverisjen lokale të Tetovës dhe Ndërmarrjen Publike ,,Parkingjet e qytetit” Tetovë, në kontinuitet janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete, për rend dhe siguri më të madhe me parkimin në qytet, e posaçërisht edhe në hapësirat për të cilat jeni duke pyetur.

Në korniza të këtyre aktiviteteve, gjatë vitit të kaluar, janë përgatitur dhe dorëzuar shtatë parashtresa që kanë të bëjnë me uzurpimin e hapësirave të komunikacionit për qëllimi të ndryshme si tregtare, hotelerieike etj” tha Fatmir Rexhepi nga SPB, Tetovë për Portalb.mk.

Ndryshe, redaksia e Portalb.mk vazhdimisht ka informuar për fenomenin e uzurpimit të hapësirave publike në qytetin e Tetovës si: qendra e Tetovëstrotuaret rreth Tregut të Gjelbër, tregu ilegal i kafshëve në hyrje të qytetitveturat e vjetra dhe e fundit e identifikuar, ura te Çarshia e Epërme. Trotuaret e dedikuara për kalim të këmbësorëve anash urës janë të uzurpuara nga shitës të pemëve e perimeve, por edhe të produkteve të ndryshme.

Exit mobile version