Site icon PORTALB

Komuna e Tetovës vazhdon të shkelë ligjin, nuk respekton vendimet e institucioneve (FOTO)

Komuna e Tetovës, ankesa

Komuna e Tetovës, ankesa

Pas miratimit të ankesës së Portalb.mk nga ana e Agjencisë për Qasje të lire deri tek Informatat me Karakter Publik ku mosdhënien e informatave nga ana e Komunës së Tetovës e cilësuan si akt të paligjshëm. Pyetjet e parashtruara nga redaksia jonë vazhdojnë të ngelin pa përgjigje, kryetarja Arifi premtoi se do të respektojë vendimin e agjencisë mirëpo kjo nuk ndodhi, shkruan Portalb.mk.

Kjo nuk është hera e parë që kryetarja e Komunës së Tetovës premton transparence, por veprat nuk përputhen me deklaratat dhe premtimet e të njëjtës.

LEXO: Komuna e Tetovës në mënyrë të paligjshme i ka fshehur të dhënat për Inspektoratin, vërtetoi Agjencia për Qasje të Lirë

Sipas Arifit, Komuna e Tetovës asnjëherë nuk ka mbajtur informata të fshehura por në mënyrë konstante ka respektuar ligjin për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik.

“Komuna e Tetovës nuk mban informata të fshehura por e realizon ligjin për qasje të lirë deri te informatat publike, normalisht se mund të ndodhë ndonjëherë ndonjë lëshim cilido qoftë ai por parimisht angazhimi jonë është për të qenë transparent, dhe në të njëjtën kohë të gjitha informatat të cilat kërkohen në bazë të ligjit, ata edhe jepen” tha për Portalb, Teuta Arifi.

Në pyetjen e gazetarit të Portalb.mk se a do t’a respektoje Komuna e Tetovës vendimin e Agjencisë për Mbrojtjen e të drejtës për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik, vetëm një ditë më herët kryetarja Arifi premtoi këtë vendim do ta respektojë.

“Ne i respektojmë edhe ligjet edhe vendimet, ne nuk jemi të listuar si komunë e cila nuk jep përgjigje të pyetjeve me karakter publik. Do ta kontrollojmë edhe njëherë, edhe sigurisht që përgjigjet e duhura do t’i merrni” tha Teuta Arifi.

Megjithatë, katër ditë kanë kaluar nga vendimi i plotfuqishëm i Agjencisë për Qasje të Lirë deri te Informatat me Karakter Publik, dhe përgjigje ende nuk kemi marrë, edhe pse pyetjet i kemi dërguar edhe një herë deri te kompetentët e Komunës së Tetovës.

Se Komuna e Tetovës ka vepruar në mënyrë të paligjshme, e ka konfirmuar edhe Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje deri te Informatat me Karakter Publik në bazë të ankesës që kemi dorëzuar kundër Komunës së Tetovës.

“Agjencia për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë deri tek Informatat me Karakter Publik, pas shqyrtimit të ankesës dhe shkresave tjera në lidhje me lëndën, ka konstatuar se Bartësi i informatës (Komuna e Tetovës) nuk ka vepruar në pajtueshmëri me dispozitat ligjore për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik dhe nuk i ka dorëzuar informatat e kërkuara deri te kërkuesi, në mënyrë dhe formën që është theksuar në kërkesë”, thuhet në vendimin e Agjencisë.

Agjencia, gjithashtu i thotë Bartësit të informatës me karakter publik se, gjatë procedurës së dytë është i obliguar që t’i dorëzojë informatat e kërkuara në tërësi dhe të veprojë në pajtueshmëri me nenin 20, paragrafi 1 nga Ligji për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik i cili thotë “Nëse bartësi i informatave pozitivisht përgjigjet ndaj kërkesës dhe nëse kërkesa pjesërisht ose në tërësi e merr, për atë do të miratohet vendim.

Redaksia jonë ka kërkuar nga Komuna e Tetovës që të na dorëzojë informata për:

Prej përgjigjeve, redaksia jonë konstatoi se:

Vendimin e plotë mund ta shihni më poshtë:

Kundër këtij vendimi mund të udhëhiqet kontest administrativ parapara Gjykatës Administrative në afat prej 30 ditëve  prej ditës së dorëzimit.

Redaksia jonë, nuk do të ndalet së kërkuari përgjigje dhe transparencë nga Komuna e Tetovës për qytetarët tonë, ne do ta bëjmë punën tonë. Portalb.mk, sërish ia kujton Komunës se e ka obligim ligjor të na i dërgojë në tërësi të dhënat e kërkuara.

E rikujtojmë kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi se në intervistën e Portalb.mk dhe Vertetmates.mkajo premtoi se do të jetë transparente dhe ekipi me marrëdhënien me publikun do ta bëjë të njëjtën. Të njëjtën e premtoi edhe më herët në debatin Jeta në Maqedoni si dhe në mandatin e kaluar të saj. Kjo komunë nuk është në listën e komunave më transparente në Maqedoni.

Dhënia e informatave jo të plota dhe jo të nevojshme rikujtojmë kryetaren se e shkelë pretimin për transparencë, por edhe ligjin për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik.

Exit mobile version