Site icon PORTALB

Lëvizja Anti Bixhoz: Politikanët të mos jenë pre e dëshirave fianciare (VIDEO)

Lëvizja Anti-bixhoz

Lëvizja Anti-bixhoz

Lëvizja Anti Bixhoz mbajti sot konferencë për shtyp, me qëllim që të dërgojë porosi deri te politikanët para votimit të Ligjit për lojëra të fatit. Ata porositën se bartësit e vendimeve, të mos jenë pre të dëshirave financiare.

“Situata në të cilën gjendemi është fotografi brengosëse për shtetin dhe tendencën për hyrje në BE. Ne publikisht u drejtohemi të gjithë liderëve të partive politike, kryetarit të Kuvendit, presidentit të shtetit, Komisionit për financim, buxhet, 120-të deputetëve të cilët do të votojnë para së gjithash, më me rëndësi është të mendojnë për fëmijët e tyre, pasi edhe ata nuk mund të jenë imunë nga ky virus dhe është thelbësore për shtetin. Para se të votojnë të shikojnë përreth dhe të vizitojnë familje që është viktimë e bixhozit, besojmë se lotët e familjeve skamnore do të jenë të mjaftueshme të vendosin, lotët e fëmijëve të tyre do të jenë të mjaftueshme për dislokimin e atyre objekteve”, tha Xhemal Abdiu.

Exit mobile version