Protestë para Kuvendit, u kërkua votim i Ligjit për mbeturinat (FOTO)
F1 C
Iniciativa “Fridays for future” (Të premtet për ardhmërinë) sot zhvilloi protestë para Kuvendit të Maqedonisë së Veriut duke kërkuar votimin e Ligjit për mbeturina, transmeton Portalb.mk.
Kërkohet që me Ligj të ndalohet importimi i mbeturinave të rrezikshme para 12 shkurtit, kur shpërbëhet Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Ata theksojnë se duhet veprime konkrete për ulje të konsiderueshme të ndotjes së ajrit.
Një nga kërkesat e protestuesve ishte edhe takimi më kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferit.
“Lojërat oborrtare që partitë i luajnë në Parlament nën ombrellën e bisedimeve rreth Ligjit për mbeturina, është dëshmia më e re se ajri i pastër për ata është i parëndësishëm kur i kërcënon fitimet e bizneseve të mëdha, sikur ai i importit të mbetjeve të rrezikshme”, deklaruan nga dega e Shkupit nga “Fridays for Future”.