Wired: Fëmijët aktivistë bëhen “influencues” global

Mujorja me ndikim “Vajerd” (Wired.com) botimin e muajit korrik ia ka kushtuar temës se si fëmijët aktivistë i përdorin mediat sociale dhe format tjera të protestës për të tërhequr vëmendjen e të rriturve mbi tema që kërcënojnë të ardhmen e tyre. Si përfaqësues më të dukshëm të kësaj lëvizjeje, “Vajerd” analizon rastin “influenseres” Greta Turnberg, një suedeze 16-vjeçe e cila u bë e famshëm për përpjekjet për t’u përballur me krizën klimatike, transmeton Meta.mk.

Termi “influenser” tashmë është adoptuar gjerësisht në komunikimin ditor dhe më së shpeshti përkthehet si person i cili ka ndikim përmes mediave sociale.

Gazetarja e revistës “Vajerd” Amelia Teit e vë në dukje se Turnberg kishte filluar me grevë individuale para Parlamentit të Suedisë çdo të premte dhe ia ka dalë që, përmes kombinimit të menaxhimit të Instagram-it dhe Twitter-it, të rritë lëvizjen globale “të premtet për të ardhmen” (#FridaysForFuture) e cila më 15 mars 2019 arriti të mobilizojë mbi një milion studentë që mbajtën 2000 protesta në 125 vende “nga Shqipëria në Kirgistan, nga Peruja në Tajlandë dhe Zambi”.

Si një moment i rëndësishëm, Weierd thekson se videoja e fjalimit të Greta Turnberg në Samitinn e OKB-së për klimën në Katovice, në nëntor 2018. është bë virale në nivel global.

Rëndësia plotësuese rastit të Gretës së re i jep faktin se ajo e ka sindromin e Asperger-it, sindrom që është pjesë e spektrit të autizmit, gjendje e cila e rrit tërheqjen në vete të këtyre personave gjatë komunikimit me njerëzit e tjerë ballë për ballë. Por vetë ajo thekson se pikërisht për shkak të kësaj gjendjeje ajo e ka aftësinë për t’u përqendruar në një temë të caktuar që ka mund të kanalizojë në përkushtim për kauzën. Për të, si dhe për fëmijët e tjerë të cilët janë introvertë (të tërhequr në vete), mediat sociale mundësojnë kontakt më të lehtë me njerëzit e tjerë. Ajo aktualisht është një “influensere” me 733 mijë ndjekës në Tuiter dhe 2.2 milionë në Instagram dhe 972 mijë në Fejsbuk.

“Vajerd” thekson një sërë shembujsh tjerë të fëmijëve dhe adoleshentëve nga “Gjenerata Zed” (GenZ), të lindur kah mesi e viteve nëntëdhjetë dhe të cilët rriten me teknologjitë digjitale, si pjesë e jetës së tyre të përditshme, të cilët bëhen “influenserë” në komunitetet e tyre, ose në nivel global përmes aktivizimit.

Për shembull, fëmijët të mbijetuan masakrën në shkollën e mesme Parklend, Florida (14.02.2018), në të cilëin u vranë 17 shokë të klasës dhe mësuesit e tyre filluan një lëvizje për kontroll ligjor të armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara. Lëvizja e arriti kulmin me protestën “Marshi për jetët tona” në Uashington (24.03.2018), që mblodhi 1.2 milionë pjesëmarrës. Zëdhënëset e kësaj lëvizjeje Ema Gonzales dhe Dejvid Hog kanë 1.65 milionë, përkatësisht 977 mijë ndjekës në Tuiter.

Ka disa shembuj të aktivizmit të fëmijëve edhe më të vegjël, si Keshkasan Basu (18) e cilt ka filluar që nga mosha 8 vjeçe me mbjelljen e drunjve, që në moshën 12 vjeçe të krijojë fondacionin “Shpresa e Gjelbër” në Dubai dhe të bëhet anëtare e programit të mbrojtjes mjedisit të Kombeve të Bashkuara. Adoleshentët, ashtu si ata në SHBA të cilët marrin pjesë në lëvizjen mjedisore “Ora Zero” (Zero Hour) ose lëvizja nga britania #FreePeriods (titull që bën lojë me fjalë, sepse fjala “periods” i referohet pushimit ditor gjatë orëve të mësimit por edhe ciklit menstrual), lëvizje e cila kërkon qasje deri te mjetet për higjenë menstruale nëpër shkolla, për “Vajërd” theksojnë se mësojnë nga njëri-tjetri.

Sipas profesorëshës nga Universiteti “Brok” nga Ontarion Kanada, Rebeka Rabi, mediat sociale kanë luajtur rol të rëndësishëm në shembujt e fundit të aktivizmit. Ndërsa në të kaluarën grupet e reja dhe të margjinalizuara duhej të vareshin nga mediat ekzistuese për të publikuar kërkesat dhe ngjarjet e tyre, ata tani mund të komunikojnë drejtpërdrejt me njëri-tjetrin dhe me të rriturit”.

Greta Turnberg, e cila tani ka mundësinë për të ndikuar në udhëheqësit botërorë përmes takimeve të drejtpërdrejta, ka deklaruar se ajo është tani në një situatë paradoksale që prej saj kërkohen zgjidhje konkrete. Ajo shpesh thekson se poenta e aktivizmit të fëmijëve është të inkurajohen të rriturit që të përkujdesen për të ardhmen menjëherë, sepse shanset për të përmbysur problemet planetare si kriza e klimës pas dhjetë vjetësh janë minimale.

“Ne jemi vetëm fëmijë dhe nuk mund ta zgjidhim këtë. Nuk mund të presim që të rritemi për të marrë gjërat në duart tona, sepse deri atëherë do të jetë tepër vonë”, thotë ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button