Site icon PORTALB

Ajri i ndotur, Komuna e Tetovës nuk i implementoi masat që vetë i hartoi

Ajri i ndotur në Tetovë, foto arkiv

U hartua në kohën kur Tetova u gjendej në listën e qyteteve më të ndotur në botë, kaluan thuajse 4 vite, “Strategjia e Komunës së Tetovës kundër ajrit të ndotur” që përmban gjithsej 22 pika, asnjëherë nuk u realizua plotësisht. Tetova vazhdon të ketë ajër të ndotur. Nga organizata joqeveritare “Nëna dhe Fëmija” nuk i përjashtojnë protestat, ndërsa Komuna arsyetohet, shkruan Portalb.mk.

Ajri i ndotur është problem me të cilën përballen disa qytete të Maqedonisë së Veriut. Niveli i lartë i ndotjes është rrezik për shëndetin dhe jetën e njeriut. Në Komunën e Tetovës, banorët e këtij qyteti vetëm javët e fundit kanë thithur ajër prej katër deri tetë here më të ndotur nga masa e lejuar.

Jo më shumë se para 3 viteve, banorët e Tetovës mbijetuan një vit me ajër shumë të ndotur. Matjet për cilësinë e ajrit shënuan 298 ditë në të cilat theksohej prania e substancave helmuese mbi të lejuarën 50 mg/m3 grimca PM10.

Në vitin 2016, pas protestave të shoqërisë civile nga Komuna e Tetovës hartuan një dokument për luftën kundër ajrit të ndotur, dokument ky që asnjëherë nuk u bë publik.

Portalb.mk e siguroi të njëjtin.

2016, masat e hartuara nga Komuna e Tetovës për luftën kundër ajrit të ndotur.
2016, masat e hartuara nga Komuna e Tetovës për luftën kundër ajrit të ndotur.

Në bashkëpunim me ekspertë të kësaj fushe, respektivisht Arianit Xhaferit nga “Eco Guerilla” dhe Elmedina Abdullahi nga “Nëna dhe Fëmija” informojmë se nga gjithsej 22 pika, kompetentët e Komunës së Tetovës kanë realizuar vetëm 6 nga ata, edhe atë pjesërisht.

Janë realizuar:

Elmedina Abdullahi nga organizata joqeveritare “Nëna dhe Fëmija” u shpreh e shqetësuar për nivelin e ndotjes së ajrit në Tetovë, ajo potencoi se kompetentët për zgjidhjen e kësaj problematike qëndrojnë jashtëzakonisht pasiv dhe nuk e realizojnë as atë strategji që e kanë shkruar vet.

“Ne jemi shumë të ofenduar nga pasiviteti i Komunës së Tetovës në lidhje me këtë çështje. Ndotja momentale në Tetovë është në përgjegjësi të tyre. Derisa objektet publike ngrohen me naftë, fabrikat e vogla që kanë leje B nuk kontrollohen rregullisht, ky qytet ende nuk ka transport publik, vet kryetarja Arifi, nuk mund të thotë që kanë bë diçka konkrete për parandalimin e ndotjes. Para 3 vitesh pranuam nga kompetentët një dokument strategji për përmirësimin e ajrit në Tetovë, çdo pikë e atij dokumenti ka ngelur e parealizuar. Në letër është lehtë të gjendet një zgjidhje, çështja është sa sa realizohet ajo në vepër” tha Elmedina Abdullahi nga “Nëna dhe Fëmija” për Portalb.mk.

Edhe pse ky dokument para tre vitesh u promovua si strategji efikase, që do të ulte ndotjen e ajrit. Sot, pasi kanë kaluar 3 vite dhe i njëjti ka dështuar në realizim, nga Komuna e Tetovës këto masa për përmirësimin e kualitetit të ajrit, i quajnë thjeshtë një “grup aktivitetesh të cilat mund të ndërmerren”.

“Për sa ju përket pikave për të cilat interesoheni, ju informojmë se ata nuk paraqesin strategji të komunës për mbrojtje nga ndotja e ajrit, por janë thjeshtë një grup të masave dhe aktiviteteve të cilat mund të ndërmerren në funksion të mbrojtjes së cilësisë së ajrit dhe ambientit jetësor në Komunën e Tetovës” thanë nga Komuna e Tetovës për Portalb.mk.

Ndryshe, indekset e matjes së cilësisë së ajrit muajin e fundit kanë raportuar vazhdimisht muajin e fundit për ndotjen enorme të ajrit në Tetovë, Shkup dhe Kumanovë, kurse në vitin 2019 Tetova kishte 88 ditë me ajër të pastër, 120 me të ndotur dhe 157 ishin pa të dhëna sepse instrumenti për PM10/2.5 nga stacioni matës ishte dërguar për kalibrim në Austri.

Exit mobile version