Site icon PORTALB

Pendarovski: Metodologjia e Francës besoj se do të jetë gati deri në mars

4 Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski, takim liderësh, shpallja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, 20 tetor

Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski duke folur për takimin me presidentin e Francës, Emanuel Makron që u zhvillua në margjina të Forumit të Paqes në Paris, në emisionin “Top Tema” ka deklaruar se miratimi i metodologjisë së re të procesit të zgjerimit me Ballkanin Perëndimor, sipas tij do të ndodh deri në muajin mars të 2020-s, transmeton Portalb.mk.

“Është e mundur që ndryshimi i metodologjisë t’i prek edhe marrëveshjet bazike evropiane, por afati përfundimtar të cilin unë e parashtroj, është marsi”, tha Pendarovski.

Ai edhe sot ka kujtuar, se nga Makroni nuk ka marrë garanci se do të të fillojnë negociatat edhe në Samitine Zagrebit – Kroacisë, që u paralajmërua për në maj të 2020-s.

Exit mobile version