Bregdeti Hailuoto që ndodhet në pikën më të largët në veri të Finlandës është mbuluar nga topa të pazakontë akulli, transmeton Koha.net.
Një fenomen shumë i rrallë i cili nuk është hasur më parë në këto forma kaq të mëdha. Banorët e shohin këtë ngjarje si shumë magjepsëse. Një banorë e cila jeton shumë afër bregdetit është shprehur se ky fenomen i rrallë ka ndodhur edhe më parë, por këtë herë përmasat janë shumë më të mëdha.
Zakonisht topat e akullit formohen kur uji i detit është i turbulluar dhe kur temperaturat janë shumë të larta. Topat e akullit lëvizin me valët e deti duke dhuruar një pamje mahnitëse për banorët.