Site icon PORTALB

Epilogu i Samitit Ministror të BE-së: Holanda e bindur vetëm për RMV-në, Hani e ndez alarmin e ndikimit rus, kinez dhe turk

Bllok - Han

Në mbledhjen e ministrave të punëve të jashtme të Bashkimit Evropian, që u mbajt sot në Luksemburg, nuk është marrë vendim se, a ti jepet ose jo data për nisjen e negociatave me Bashkimin Evropian (BE) Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe Shqipërisë. Holanda mbetet ende në vendimin fillestar, e kurse eurokomesari për Zgjerim në largim, Johanes Han ka ndezur alarmin se, Rusia, Kina dhe Turqia janë të pranishme me agjendat antievropiane, transmeton Portalb.mk. 

Epilogun jo në favor të të dy shteteve pretendente dhe për politikën e BE-së, e kanë ndikuar:

Vendimi final pritet të merret më data 17 dhe 18 tetor, në Samitin e BE-së. E deri te ajo, kanë qenë Holanda, e cila edhe pas Mbledhjes ministrore, ka përsëritur qëndrimin fillestar.

“Jemi të bindur se, Maqedonia e Veriut do t’i përmbush kushtet. Shqipërinë e pret edhe shumë punë”, tha ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Stef Bllok pas Mbledhjes ministrore.


Më i revoltuari nga epilogu i sotshëm duket se është eurokomesari për Zgjerim në largim, Johanes Han. Nëpërmjet një sërë reagimesh të njëpasnjëshme, ka alarmuar se, Rusia, Kina dhe Turqia janë ende prezentë me agjendat e tyre.

“Hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut është vendim strategjik në interes të BE-së. Dhe ajo është lidhje paqësore e kontinentit evropian. Ballkani Perëndimor tashmë është pjesë e BE-së. Nëse e ndërpremë lidhjen tonë me Ballkanin Perëndimor, do të jetë fatale, gabim strategjik. Rivalët si Rusia, Kina dhe Turqia janë aty me agjendën e tyre politike, e cila nuk është kompatibile me vlerat dhe standardet e BE-së”, tha Hani.

Nga ana tjetër, kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev ka paralajmëruar se drama do të vazhdojë deri në fund.

“Drama do të jetë deri në momentin e fundit. Vendimi përfundimtar, sipas vlerësimit tim do të sillet nga liderët e shteteve”, tha Zaevi.

Përndryshe, krahas datës, temë diskutimi në Mbledhjen ministrore ka qenë edhe çështja e bregzitit.

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i duhet perspektiva e anëtarësimit

Josef Janning, drejtues i zyrës së Berlinit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme që i kushtohet politikës së jashtme europiane, e kupton shqetësimin e Francës.

Eksperti gjerman, Josef Janning. Foto: DW

“Francezët kanë qenë gjithmonë të shqetësuar se Bashkimi Evropian përmes shtimit të anëtarëve do të dëmtohej dhe në fund do të mbetej vetëm tregu, e nëse mbetet vetëm tregu, atëherë as ai nuk do të mbetej një ditë… Po të hedhësh vështrimin pas, mund të thuash, se kjo frikë nuk ishte aq e paargumentuar”, thekson Janning për radion gjermane, “Deutschland Funk”. 

Megjithatë eksperti nuk sheh rrugë tjetër për BE, veç çeljes së negociatave.

“Duhet parë edhe ana tjetër, nëse nuk ka një qëllim, një perspektivë të besueshme anëtarësimi, atëherë për aktorët politikë aty bëhet e vështirë, për të mos thënë se bëhet shumë e vështirë t’i qëndrojnë kursit për t’i afruar vendet e tyre në mënyrë konsekuente në drejtim të BE.” Sipas tij, fillimi është i lehtë, por më pas puna bëhet serioze dhe pikërisht në këtë fazë duhet vullneti i fortë politik për t’iu mbetur besnik reformave. Në këtë kuptim ndihmon shumë perspektiva e anëtarësimit”, tha Janning.

Simonida Kacarska

Ndërkaq, njohësja e politikave evropiane, pjesëtare e Institutit për Politika Evropiane (IPE), Simonida Kacarska, ka notuar tre faktorë të cilët mund të ndikojnë në mosmarrjen e datës për nisjen e negociatave anëtarësuese me BE-në për RMV-në:


Kryesimi i Finlandës me BE-në, është tërësisht i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe nga takimi i sotëm presim sinjal pozitiv drejt rajonit të Ballkanit Perëndimor, deklaroi sot ministrja finlandeze për çështje evropiane, Titi Tupurainen gjatë arritjes në Luksemburg.


Nëpërmjet rrjetit social “Facebook” (Fejsbuk – FB), kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev dhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kanë deklaruar se, perspektiva evropiane do të mbetet lartë në agjendën e RMV-së.


Ministri i Punëve të Jashtme i Holandës, Stef Bllok sot e përsëriti qëndrimin e shtetit të tij se, RMV-ja është më e gatshme se, Shqipëria për fillimin e negociatave me BE-në dhe shtoi se, Holanda vlerëson se çdo shtet duhet të vlerësohet sipas plotësimit të kritereve, të cilat nuk janë ndryshuar nga BE-ja.


Exit mobile version