Meqë muri mbajtës në Banjën e Tetovës tashmë për shumë vite qëndron gati për t’u rrënuar, aktivistë kanë vendosur që me ilustrimin e dy personave, siç thonë ata, të mbajnë murin që të “shmangin ndonjë katastrofë të madhe”, transmeton Portalb.mk.
Aktivistët thonë se rruga e cila çon deri në Banjën e Tetovës në më tepër vende është e rrezikshme. Erozionet zgjatin përgjatë gjithë rrugës, kurse të dëmtuara janë edhe mbrojtëset anësore. Ata thonë se qytetarët të cilët e shfrytëzojnë këtë pjesë për rekreacion, thonë se rrënojat kanë filluar që nga momenti kur autoritetet kanë filluar rekonstruktimin e rrugës.
“Rruga ka filluar të rikonstruktohet para 4 vitesh. Në atë kohë ekspertët paralajmëruan se rekonstruktimi realizohej në formë joprofesionale, sepse rruga zgjerohej përgjatë shpatave të pjerrëta të Malit Sharr të cilat rrënoheshin, dhe prerja e drunjëve kontribuonte për krijimin e një tereni jo stabil”, thuhet në kumtesën e aktivistëve.
Ata pyesin se çfarë duhet të ndodhë për t’u sanuar këto dëmtime? A duhet dikush të pësoj dëme që të merren masa urgjente për problemin?
“Deri në atë kohë neve nuk na ngelën asgjë tjetër, ne si qytetarë e morëm rolin e mbështetëses dhe duke e mbajtur murrin do të mundohemi të shmangim ndonjë katastrofë më të madhe”, thonë aktivistët.
Para disa javësh aktivistët e njëjtë vendosën tabela nëpër qytetin e Tetovës me mesazhe për problemet me të cilat ky qytet ka kohë që po përballet. “Mirë se vini në Tetovë, qytetin ku askujt nuk i intereson për asgjë”, është mesazhi kryesor i cili u përcoll sot përmes tabelave të vendosura në të gjithë qytetin.
- LEXO: Tabela në Tetovë: Mirë se vini në Tetovë, qytetin ku askujt nuk i intereson për asgjë
- LEXO: Banja e Tetovës: Muri mbajtës gati të rrëzohet, Komuna thotë se do ndërtojë mure të reja
- LEXO: Një muaj pas lëshimit të ndriçimit publik në Banjën e Tetovës, një pjesë e rrugës sërish në errësirë
- LEXO: “La Linea” në Banjën e Tetovës paralajmëron qytetarët për vrimën e hapur në trotuar
- LEXO: Është shkatërruar figura “La Linea” që u vendos para një jave në Banjën e Tetovës
- LEXO: Banja e Tetovës: Për probleme të vjetra, premtime të reja nga Komuna e Tetovës