Është shkatërruar figura “La Linea” që u vendos para një jave në Banjën e Tetovës

Figura nga filmi i animuar “La Linea” që u vendos nga një grup aktivistësh në Banjën e Tetovës është thyer dhe qëndron e tillë tashmë disa ditë, njofton Portalb.mk.

Figura u vendos me qëllim paralajmërimin e një vrime që është krijuar nga rrënia e një pjese të trotuarit, e që qëndron e parregulluar gati tre vite. Aktivistët alarmojnë që vrima po zgjerohet çdo ditë e më shumë, dhe përbën rrezik sidomos gjatë ditëve me shi.

Portalb.mk e ka paraqitur rastin në polici dhe po pret reagimin e tyre.

"La Linea" në Banjën e Tetovës para shkatërrimit
“La Linea” në Banjën e Tetovës para shkatërrimit

LEXO: “La Linea” në Banjën e Tetovës paralajmëron qytetarët për vrimën e hapur në trotuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button