Site icon PORTALB

Hani e përshëndeti vendimin e Bundestagut: Ballkani duhet t’i realizojë reformat

Johanes Han

Johanes Han

Vendimin e Bundestagut e ka përshëndetur eurokomisari në largim, Johanes Han duke thënë se Ballkani Perëndimor duhet të vazhdojë me realizimin e reformave, transmeton Portalb.mk.

“E mirëpresim votimin e sotëm të Bundestagut për nisjen e negociatave për integrim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në tetor. Njohja e përparimit konkret është kyç për nxitjen e reformave në Ballkanin Perëndimor dhe për kredibilitetin e BE-së”, tha dje Hani nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social “Tuiter”.

Kjo deklaratë vjen pasi që Bundestagu i Gjermanisë dje i ka thënë “po” dhënies së datës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE. Kreu i RMV-së e ka falënderuar Bundestagun me “Danke Deutschland”.

Exit mobile version