Site icon PORTALB

Është ngritur padi penale ndaj vëllezërve që sulmuan mjekun në Spitalin Klinik të Tetovës

Spitali klinik në Tetovë

Spitali klinik në Tetovë

Është ngritur padi penale ndaj vëllezërve nga Reçica e Madhe e Tetovës për rrahjen e mjekut në Spitalin Klinik të Tetovës, njofton 24info.

Sipas Ministrisë së Brendshme, Sektori për Punë të Brendshme Tetovë sot ngriti kallëzime penale kundër A.B (43) nga Reçica e Madhe e Tetovës dhe vëllait të tij L.B (40) nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “dhunë”. Ata dyshohet se kanë sulmuar fizikisht mjekun A.E (45) në Repartin e Sëmundjeve të Lëkurës në Spitalin Klinik të Tetovës, ditën e djeshme nga 9 deri në 9:30.

A.B dhe L.B janë privuar nga liria dhe u mbajtën në Stacionin Policor Tetovë. Gjatë ditës së sotme, ata do të paraqiten para gjyqtarit në procedurën paraprake të Gjykatës Themelore Tetovë.

Exit mobile version