Site icon PORTALB

Njegosh, nxënësit do të mësojnë në gjuhën shqipe

Nxënës

Nxënësit shqiptarë të shkollës fillore Njegosh, më nuk do ta ndjekin procesin arsimor në gjuhën maqedonase, por në gjuhën shqipe. Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot shkoi në komunën e Gazi Babës ku zhvilloi takim me kryetarin e Komunës dhe drejtorin e shkollës, njofton TV 21.

“Sot me kryetarin e komunës, me drejtorin e shkollës gjithashtu edhe me banorët lokal, diskutuam për çështjen e formimit të paraleleve në klasën e gjashtë për të vazhduar me mësim edhe në gjuhën shqipe. Seriozisht e shqyrtuam kërkesën e qytetarëve dhe u morën obligime konkrete si nga drejtori i shkollës ashtu edhe nga kryetari i komunës. Të nesërmen do të duhet të dërgohet një kërkesë e tillë nga shkolla deri tek kryetari i komunës. Sigurish që gjatë këtij viti dhe këto procedura që ne po flasim dhe për të cilën u shpreh gatishmëri dhe vullnet do të duhet të përfundojnë brenda kësaj jave tërësisht”, u shpreh ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.

Para dy dite 13 nxënësit e shkollës fillore Njegosh në Jurumleri, bojkotuan mësimin për shkak të mos pasjes paralele shqipe nga klasa e pestë deri në të nëntën. Nesër të gjithë prindërit tek komuna do të bëjnë kërkesë që pastaj brenda një jave nxënësve shqiptarë të mund të ju jepet e drejta kushtetuese që të mësojnë në gjuhën e tyre amtare.

Exit mobile version